Senatori amerikan pohon lidhjen YPG-PKK

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lindsey Graham tha se organizata terroriste YPG është e lidhur me organizatën separatiste terroriste PKK.

Graham dha një konferencë për shtyp pas takimeve me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Ai tha se në takime në plan të parë doli çështja e Sirisë dhe duke bërë të ditur se strategjia e ish-presidentit të mëparshëm amerikan, Barack Obama ishte e gabuar, Graham shtoi: “Kur mësova planin për armatimin e PYD/YPG-së e dija shumë mirë se çfarë do të thoshte kjo për Turqinë. YPG është e lidhur me PKK. Provat janë shumë të qarta”.

Ndërsa duke vlerësuar kërkesën për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga verilindja e Sirisë, Graham tha: “E kuptoj kërkesën (e qeverisë) për tërheqje, por një tërheqje pa plan bëhet kaos. Presidentin Donald Trump e paralajmërova që të mos bëjë atë që bëri Obama, pra që të mos shkojë e ta lërë në atë mënyrë”.

“Duhet të mbrojmë Turqinë dhe të zgjidhim problemin që i kemi vënë asaj përpara (YPG/PKK). Ia thashë presidentit. Nëse tërhiqemi dhe këtë nuk e bëjmë ashtu siç duhet, atëherë do të kemi krijuar një makth për Turqinë. Obama, duke armatosur YPG-në, krijoi një ëndërr të keqe për Turqinë. Trumpi duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në tërheqje dhe nuk duhet t’ia lejë Turqinë në prehër këtë problem” tha senatori Graham.

Ai tha se nëse Amerika tërhiqet pa arritur këto qëllime atëherë mund të shkaktojë një luftë edhe më të gjerë në rajon dhe shtoi: “Tërheqja nuk do t’i japë fund luftës kundër organizatës terroriste DAESH, do të fillojë një luftë të re”.

Senatori amerikan tha se në këtë gjendje, Turqia do të jetë e detyruar të spastrojë elementet terroriste të armatosura në Siri.

“Disa prej tyre janë grupet që ne kemi armatosur” pohoi Graham./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne