Sa i kushton Amerikës mbrojtja e Izraelit?

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Po të shohim politikën globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse mund të bëjmë fjalë për shumë kritika në nivel parimor, mund të vihet re me lehtësi se kjo politikë është një racionalitet i indeksuar tek interesi. Kurse po të shohim politikën e Amerikës për Lindjen e Mesme, jo vetëm në aspektin parimor, por është pothuajse e pamundur të themi se Uashingtoni ndjek një politikë në dobi të vetë vendit apo popullit amerikan. Çfarë dobie mund t’i ketë sjellë popullit amerikan në nivel parimor dhe material dalja kundër tërë popujve të botës, vendimi për pranimin e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, pavarësisht se ajo (ShBA) mbeti vetëm në votimin e bërë në Kombet e Bashkuara, me përjashtim të disa vendeve të komanduara?

A është e mundur të gjenet (jepet) një shpjegim i arsyeshëm se çfarë duan të bëjnë dhe cili është qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri?

A mund të ketë një shpjegim të qëndrueshëm për mbështetjen e hapur që Amerika i bën YPG-së, të cilën Turqia e konsideron si fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, e pranuar si organizatë terroriste nga vetë Amerika?

Kërcënimi ndaj Turqisë…

Së fundmi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e kërcënoi Turqinë se nëse godet organizatën terroriste YPG, do të bëjë që ekonomia turke të paguaj një çmim të rëndë. Sigurisht që Turqia, duke mos iu nënshtruar kërcënimeve të Amerikës, nuk do të lejojë një organizatë terroriste në kufirin e saj. Turqia nuk do të qëndrojë e heshtur ndërkohë që një organizatë terroriste, e cila prej dhjetëra vitesh bën çdo lloj aktiviteti terrorist kundër Turqisë dhe personave civilë, të krijojë shtet në kufirin e saj. Pavarësisht deklaratës kërcënuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngaqë si objektiv kryesor ka organizatën terroriste në rajonin e saj, Turqia sillet me gjakftohtësi ndaj Amerikës. Por Turqia nuk është e pashpresë. Nëse është e nevojshme ajo mund të fillojë një proces që i rishikon të gjitha marrëdhëniet me Amerikën. Në emër të pengimit të një procesi që përbën një kërcënim të hapur për të ardhmen e saj, kuptohet nëse e ndjen të nevojshme, patjetër që Turqia do të vlerësojë shumë masa, përfshi edhe ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Turqia tashmë nuk është ajo Turqia e vjetër.

A ekziston në Lindjen e mesme racionaliteti i irracionalitetit amerikan?

Në këtë pikë në mendje vjen pyetja se përse Amerika ndjek një politikë irracionale në Lindjen e Mesme, që nuk i siguron asaj asnjë lloj dobie, as parimore, as materiale?

Ashtu si në vendimin për Jerusalemin, përse u del përballë të gjitha kombeve të botës?

Edhe pse në koston e humbjes (prishjes së marrëdhënieve) së Turqisë, Amerika mbron zgjatimet në Siri të organizatës terroriste PKK, të cilën e njeh edhe vetë si organizatë terroriste, kundër Turqisë, të cilën e ka aleate prej dhjetëra vjetësh, vend i cili (Turqia) zë vend në të njëjtën anë së bashku me shumë vende të tjera si anëtare e NATO-s.

Përse përdor një gjuhë, që turqit, arabët dhe kurdët e shohin si një sulm ndaj tyre?

Përse krijon me duart e veta një perceptim të një Amerike që identifikohet me mbështetjen e hapur ndaj terrorit?

Përse i bën Amerika të gjitha këto?

Faktori Izrael

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në lidhje me çështjet e sipërpërmendura bëjnë deklarata duke pasur në qendër DAESH-in dhe Iranin. Vetëm se këto deklarata nuk janë aspak bindëse. Po të shohim politikat të paparashikueshme, irracionale të Amerikës, vëmë re se këto lloj “eklipsesh të trurit” në rajonin tonë përjetohen përgjithësisht në situata që kanë të bëjnë me Izraelin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet në lidhje me Izraelin, lënë mënjanë edhe interesat e veta. Kur bëhet fjalë për Izraelin, politika jashtë logjikës e Amerikës, ka një kosto të rëndë edhe për vetë vendin (SHBA), edhe Izraelin edhe hebrenjtë e arsyeshëm, që nuk janë sionistë.

Sa i kushton Amerikës mbrojtja e Izraelit?

Shpërfillja e interesave të Amerikës: Në epokën moderne bëhet fjalë se politika e jashtme bëhet për interesat kombëtare, por kur kjo ka të bëjë me Izraelin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës heqin dorë nga interesat e tyre.

Qëndrimi përballë njerëzve nga e gjithë bota, që përkrahin parimet universale si drejtësia, liritë, të drejtat e njeriut dhe paqen: mbështetja pa asnjë kusht e politikave pushtuese dhe agresive të Izraelit, natyrisht që lëndon ndërgjegjen e të gjithë njerëzimit dhe rrit qëndrimin kundër Amerikës (antiamerikanizmin).

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër vendeve të rajonit (Lindja e Mesme), kundër njerëzve të rajonit: ndjekja e një politike në Lindje e Mesme e indeksuar vetëm me Izraelin, përdorimi i një gjuhe kërcënuese ndaj vendeve të rajonit, edhe pse një pjesë e vendeve mund të hesht, përballet me një reagim të fortë të popujve të rajonit.

Humbja e pavarësisë së Amerikës në politikën e jashtme kur bëhet fjalë për Izraelin, e bën këtë të fundit më agresiv. Qëndrimi dhe mbështetja e Amerikës jashtë logjikës kur bëhet fjalë për Izraelin, rrit politikat më pushtuese, më agresive dhe që arrijnë në gjenocid, politika të cilat duhen ndaluar.

Rritja e antisemitizmit: mbështetja e pakushtëzuar e siguruar për Izraelin, është një prej arsyeve më të rëndësishme të antisemitizmit në rritje në botë ndaj zbatimeve sulmuese dhe çnjerëzore në rritje të Izraelit. Sigurisht që racizmi është i papranueshëm pavarësisht se kush e bën dhe ku bëhet.

Rritja e rrezikut të sigurisë së Izraelit: Faktikisht mbështetja e pakushtëzuar e Amerikës ndaj Izraelit, nuk kontribuon në sigurinë e këtij vendi dhe merr pamjen e një politike që thellon edhe më shumë frikën e sigurisë. Një Izrael që nuk është agresiv dhe ndjek politika më të arsyeshme do të mbledhë më pak reagim në rajon.

Përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë mbështetjen irracionale pa kushte ndaj Izraelit, pavarësisht humbjes së vet në periudhë të shkurtër dhe afatmesme dhe siç duket qartë në periudhë afatgjatë për Izraelin?

Kjo është një çështje për një analizë tjetër. Tani për tani le të mjaftohemi të themi se pavarësisht fuqisë dhe shtrembërimeve të lobit izraelit, të gjithë në Amerikë nuk mbështesin politikën irracionale të këtij vendi dhe tërheqjen e vendit më të fuqishëm në botë pas vetes nga një vend i vogël./ trt

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne