Çfarë i lidh Muxhahedinët e MEK-ut me partinë spanjolle Vox të krahut të djathtë?

nga Florian Rötzer.

Rritja e partisë së djathtë Vox në Spanjë ka sjellë gjithashtu në qendër të vëmendjes edhe “Muxhahedinët e Popullit ose Moxhahedin el-Khalq (MEK), një lidhje e çuditshme mes një partie nacionaliste anti-islame të krahut të djathtë dhe një organizate ish-terroriste, marksisto-islamike.

Sipas El Pais, 800.000 euro ose 80 për qind e parave të fushatës zgjedhore të vitit 2014, partisë Vox i erdhën nga MEK dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës ndaj Iranit (NCRI). Ndërmjetës i parave ka qenë ish-deputeti i PP-së dhe zëvendës-presidenti i Parlamentii Evropian, Alejo Vidal-Quadras, një bashkë-themelues i Vox, i cili prej kohësh ka qenë e lidhur me MEK-un dhe Maryam Rajavin. Ai ka aaktivizuar një grup deputetësh të BE-së për ta fshirë emrin e MEK-ut nga lista e terrorizmit. Kjo i ka ridhënë MEK-ut / NCRI-së sërish akses në fondet që i kishte pasur të kufizuara, që me sa duket llogariten në një vlerë prej miliona eurosh.

Këto para erdhën nga MEK në fushatën zgjedhore të vitin 2014, ku Vox aspironte për t’u zgjedhur në Parlamentin Europian. Vox dështoi në këto zgjedhje dhe kjo bëri qe Vidal-Quadras te largohej në vitin 2015 nga partia. Megjithatë lidhjet mbetën.

Pavarësisht se pranimi i fondeve nga një organizatë e huaj konsiderohet e paligjshme, arsyeja për promovimin e një partie të krahut të djathtë si Vox nga një ish organizatë terroriste ngre pyetje të shumta. Si mundet që një partie të krahut të djathtë ti ofrojë para një organizatë iraniane në mërgim, pjesëmarrëse e revolucionit iranian dhe një kohë të gjatë e listuar si organizatë terroriste, e cila kur kishte qenë në Kampin Ashraf në Irak kishte bashkëpunuar ngushtë me dikatatorin irakien Sadam Hysein?

Pas mbarimit të revolucionit islamik të Khomeinit në vitin 1981, grupi MEK u largua në mërgim në Francë. MEK aty formoi Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) që u themelua si krahu politik i MEK-ut. Që atje MEK bënte thirrje për rezistencë iraniane kundër regjimit iranian. Në vitin 1986 selia e MEK-ut u zhvendos në Irak. Në vitin 1988, gjatë një ofensive ushtarake të MEK-ut kundër Iranit, mijëra luftëtarë u vranë. Më vonë mijëra përkrahës të tjerë të MEK që ishin burgosur në Iran u ekzekutuan. MEK ka kryer sulme të shumta terroriste përgjatë gjithë viteve 80-90, ndërsa në vitin 2001 këto sulme terroriste i kishte shtrirë anembanë botës. Mes viteve 2007 dhe 2012, shërbimi i inteligjencës izraelite i përdori anëtarët MEK-ut në sulme për të vrarë shume shkencëtarë iranianë të programit bërthamor.

Nga një grup Marksisto-Islamist MEK u ndryshua në kult dhe u vu nën kontrollin e “gurusë” Masud Rajavi, i cili filloi ta përshkruajë veten si “Mahdiu” i pritur. Gruaja e tij, Maryam Rajavi, gjithashtu nderohej dhe quhej “Dielli i Revolucionit”. Në vitin 2003 ajo mori drejtimin e MEK-ut pasi burri i saj u zhduk. Grupi filloi ti shtonte eventet që organizonte në Paris. Kryesisht nga Arabia Saudite grupit po i vinin shuma të mëdha parash të cilat thuhet se organizata i ka përdorur për lobime të fuqishme në SHBA.

Muxhahidinët e Popullit në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara e futën MEK-un në listën e terrorit në vitin 1997, ndërsa BE e futi në vitin 2002. Nga këto lista ka qenë gjithmone i përjashtuar krahu i tij politik, NCRI-ja, i cili gjithashtu ka qenë i përfaqësuar në Gjermani që në vitin 1994. Pas pushtimit amerikan të Irakut, situata për grupin ndryshoi shpejt. Në prill 2003 arrihet një armëpushim mes ushtrise amerikane dhe Muxhahidinëve të Popullit, të cilët në këtë kohë po përballeshin fort me ndikimin iranian në Irak.

Në këtë kohë thuhet se MEK hoqi dorë nga tanket dhe sulmet me bomba, kurse Irani filloi të konsiderohej sikurse Iraku dhe Koreja e Veriut, një “bosht i së keqes”, sepse dyshohej për zhvillimin e një programi të armëve bërthamore. Muxhahidinët e Popullit deklaruan se ishin për “laicizëm dhe demokraci” sepse tani kjo levizje i shërbente interesave të tyre. Luftëtarët e MEK-ut u futën në këtë kohë nen mbrojtjen e ushtrise amerikane. Në vitin 2007, qeveria irakiane e Malikit kërcënoi se do ti dëbonte 3500 anëtarët e MEK-ut që gjedeshin në Kampin Ashraf.

Qeveria e SHBA-së u vu nën presion pasi në vitin 2009 konflikti i MEK-ut me qeverinë e Irakut kulmoi. Iraku dha urdhër që Kampi Ashraf i MEK-ut të bastisej. Në të njëjtin vit, BE-ja e hoqi MEK-un nga lista terroriste, ndërsa Shtetet e Bashkuara e hoqën më vonë në vitin 2012. Pasi mes ushtarëve irakianë dhe luftëtarëve të MEK pati përleshje, administrata e Obamës në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara vendosën që 3,200 anëtarët e MEK-ut që në këtë moment ndodheshin në Kampin Liberty (Hurriya) në Bagdad, ti largonte në një vend tjetër për arsye sigurie.

Me ndihmën e qeverisë amerikane, anëtarët e MEK-ut u larguan gradualisht drejt vendeve evropiane, veçanërisht në vitin 2013 drejt Shqipërisë. Se cfarë i ka ofruar SHBA këtij vendi si këmbim për strehimin e MEK-ut nuk dihet. Kerry shkoi në Shqipëri dhe e falënderoi vendin personalisht për ofrimin e ndihmës “humanitare” për MEK-un. Nga vendet evropiane që kanë pritur luftëtarë të MEK-ut përfshihet Gjermania, Norvegjia, Britania e Madhe, Holanda, Finlanda, Danimarka, Belgjika, Italia dhe Spanja. Anëtarët e MEK-ut në Shqiperi janë vendosur në një kamp afër Tiranës i quajtur Kampi Ashraf 3.

Në tetor, kampin e tyre të ruajur nga një kompani shqiptare e sigurimit e vizitoi edhe një delegacion gjerman i Komitetit Gjerman të Solidaritetit për një Iran të Lirë (DSFI), i kryesuar nga Rita Süssmuth, Thomas Nord dhe një anëtar i Komitetit të Bundestagut për Çështjet e BE-së.

Në fund të vitit 2018 kur Shqipëria dëboi ambasadorin iranian, vendi u përshëndet dhe u falenderua nga vetë këshilltari amerikan për sigurinë John Bolton, i cili me parë kishte marrë pjesë personalisht në tubimet e MEK-ut në Paris. Nëpër tubimet e MEK-ut, Boltoni, mbështetësi i MEK-ut, vetëm për fjalimet e tij në këto tubime llogaritet të ketë marrë nga grupi gati 180,000 dollarë. MEK / NCRI kryen një lobim te forte në Evropë dhe SHBA për të fituar mbështetje. MEK kryesisht i blen me shuma të mëdha folësit e tij të tubimeve. Sipas vlerësimeve grupi harxhon nga 30.000 deri në 50.000 dollarë vetëm për paraqitjen e një personaliteti nëpër eventet e tij. Në vitin 2018 në këtë event ishin mysafire avokati i Trumpit, Rudy Giuliani dhe Newt Gingrich. Edhe senatori i ndjerë Xhon Mekein dhe ish ministri i jashtëm francez Bernard Kouchner ka qenë gjithashtu mbështetës të flaktë të MEK-ut.

Shqipëria ka qenë e familjarizuar edhe me parë me individë të kësaj natyre. Sipas një marrëveshjeje me SHBA-në vendi kishte strehuar më parë ujgurë të ardhur nga Guantanamo. Pas strehimit të MEK-ut në Shqipëri, zërat janë shtuar edhe për një ardhje të luftëtarëve të ISIS-it, por kjo e fundit nuk është pritur mirë. Sot vendi strehon mbi 3,000 anëtarë të MEK-ut, që sipas shumë ish-anëtarësh ata trajtohen brenda kampit të tyre nga organizata MEK sikurse skllevër të vërtetë. Meqenëse ish luftetarët nuk kanë statusin e refugjatit në vend, ata nuk mund të lëvizin lirishëm dhe të punojnë dhe janë plotësisht të varur nga MEK. “Me sa duket qëllimi është që ata të perdoren për të vazhduar luftën e tyre kundër udhëheqjes iraniane, megjithëse ata për një kohë të gjatë nuk kanë asnjë mbështetje brënda popullit iranian,” thotë historiani shqiptaro-kanadez Olsi Jazexhi.

Sipas tij kampin e tyre në Manzë e vizitojne vetëm mbështetësit e paguar sikurse Rudy Giuliani ose Ingrid Betancourt, ndërsa gazetarët e pavarur nuk lejohen. Anëtarët e MEK-ut që jetojnë në atë kamp mbahen të izoluar. Sipas një raporti të policisë shqiptare, ata që duan të dalin trajtohen brutalisht dhe kërcënohen. Sot nuk dihet sesa njerëz jetojnë brenda kampit por mendohet se mund të jetë më shumë se 4,000, ndërsa disa qindra prej tyre janë arritisur. Thuhet se Shqipëria në vitin 2016 mund të ketë përfituar 20 milionë dollarë për strehimin e tyre. Brenda në kamp, ​​gratë dhe burrat jetojnë të ndarë nga njëri tjetri. Brenda kampit thuhet se gjenden të strehuar edhe shumë komandantë që më parë kanë torturuar dhe vrarë njerëz në Iran dhe Irak si dhe kanë kryer sulme terroriste.

Një gjë interesante është se 2,000 prej tyre besohet se janë ushtri kibernetikë që kryejnë sulme online, propagandë dhe fushata që ndikojnë kundër Iranit. Gjithashtu ata bëjnë edhe propagandë që në Shqipëri të promovohet xhihadi kundër Teheranit. Përveç kësaj, MEK ka rekrutuar brenda parlamentit shqiptar dhe atij evropian deputetë të cilët mbështesin MEK-un dhe thonë me siguri se grupi është një organizatë demokratike. Një nga deputetët shqiptarë, Pandeli Majko, i cili është njëkohësisht edhe ministër në qeverinë e vendit, deklaroi kohët e fundit para Maryam Rajavit se Shqipëria është “kështjellë e MEK-ut”.

Balkanpost raporton se Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka kërkuar që të blejë për MEK-un mijëra smartfonë, tableta, laptopë, printera, projektorë dhe kamera. Balkanpost e akuzon gjithashtu MEK-un për mbajtjen e anëtarëve të tij si skllevër./heise.de/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne