Ushtria amerikane është akuzuar për lirimin e 40 militantëve të Daesh në Afganistan

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahidi ka thënë në llogarinë e tij të Twitter se ushtria amerikane kishte vrarë rojet e sigurisë gjatë një bastisje në një nga burgjet në provincën Badghis (Afganistani veriperëndimor) dhe mori 40 luftëtarë të Daesh të burgosur atje në një drejtim të panjohur.

Ministria e Jashtme ruse gjithashtu raportoi se forcat speciale amerikane mund të ishin përfshirë  ne bastisjen e burgut  për të  parandaluar rrjedhjet e informacionit rreth sponsorëve te terroristëve.

 

Në të njëjtën kohë, Agjencia e Lajmeve Bakhtar , agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve të qeverise afgane, ka postuar informacion që “36 anëtarë të  ISIS [ Daesh Arabisht] u liruan nga ushtria kombëtare afgane. ”

Duke komentuar   raportet, Abdullah Afzali , nënkryetari i   Këshilli provincial Badghis , i tha Sputnik se militantët ishin liruar nga  disa ushtarake të huaj.

“Tre ditë më parë, ushtria e huaj rrethoi zonën e Panjbozit , ku IS [ Daesh Arabisht] u kapën nga   Talibanët pesë muaj më parë  ne Provincën Faryab. Forcat ushtarake të huaja vranë 20-30 anëtarë talebanë që ruanin objektin e paraburgimit. Ata liruan 38 militantë, të cilët u morën me vete  ne një drejtim të panjohur “, tha zyrtari.

Afzali gjithashtu vuri në dukje se popullata lokale ishte e vetëdijshme per  vendndodhjes e  të burgosurve të Daeshit .

“Vendasit i panë militantët e ISIS nga  afër. Shumica e tyre janë të huaj nga Rusia, Kina, Uzbekistani, Taxhikistani dhe vende të tjera. Ka pasur gra në mesin e tyre. Të gjithe  banorët dinin” – tha ai.

Sipas   politikanit, operacioni u krye   gjatë orëve të errësires me mbështetje nga toka dhe ajëri.

* Daesh (i njohur edhe si   ISIS / ISIL / IS) është një organizatë terroriste e ndaluar ne  Rusi./ sputniknews/ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne