Senatori australian fajëson emigrantët për sulmin në xhamitë

Melbourne

Senatori australian Fraser Anning ka fajësuar politikën e emigracionit të Zelandës së Re për sulmet e së premtes që shkaktuan vdekjen e 49 personave dhe lëndimin e disa të tjerëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke i emëruar sulmet “vigjilencë e dhunshme” në vend të “incident terrorist”, deklarata e Fraser Anning thotë se sulmi “pasqyron frikën në rritje brenda komunitetit tonë, në Australi dhe në Zelandën e Re, rreth rritjes së prezencës së muslimanëve”.

Duke e hedhur poshtë terrorizmin e ekstremit të djathtë, ligjet për armët apo rritjen e racizmit si “klishe të pakuptimta” senatori Anning tha: “Shkaku i vërtetë i gjakderdhjes në rrugët e Zelandës së Re është programi i emigracionit i cili u lejon muslimanëve fanatikë të migrojnë në Zelandën e Re”.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison nuk ka humbur kohë për të dënuar këto vërejtje si “të neveritshme”.

“Vërejtjet nga senatori Fraser Anning i cili për sulmet vdekjeprurëse të bëra nga terroristë të dhunshëm të ekstremit të djathtë në Zelandën e Re fajëson emigracionin, janë të neveritshme”, shkroi Morrison në rrjetet sociale duke shtuar se “Ato pikëpamje nuk kanë vend në Australi, e lëre më në Parlamentin e Australisë”.

Njëri nga të dyshuarit për masakrën e dyfishtë është shtetas australian, tha më herët kryeministri i Australisë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne