Senatori Bob Menendez ka marre para nga muxhahedinet e Maryam Rajavit

Medias amerikane, te cilat po botojne listen e sponsoreve të senatorit amerikan Bob Menendez, i cili po përballet me akuzat për ryshfet dhe korrupsion, kane raportuar se fundmi qe senatori ka ne listen e donatoreve te tij edhe persona të lidhur me grupin terrorist të Muxhahedinëve te Maryam Rajavit (MEK). Ne akuzat qe drejtesia amerikane ka ngritur kunder Bob Menendezit, senatori akuzohet për marrje ryshfeti dhe parashe në këmbim të ndihmës ndaj qeverive të huaja. Ne listen e donatoreve te Bobit shihet qe edhe organizata terroriste e MEK-ut është një nga mbështetësit financiarë të ekipit të tij ligjor. Muxhahedinet kane kontribuar me 15% te parave për Fondin e Mbrojtjes Menendez.

Portali amerikan the Intercept, tregon qe prokurorët federalë kane akuzuar në shtator senatorin demokrat dhe gruan e tij për rryshfet dhe pengim të akuzave të drejtësisë. Gjyqi i tij është planifikuar të zhvillohet në maj dhe atij i duhen para për të mbuluar shpenzimet ligjore. Fondi i Mbrojtjes Ligjore të Menendezit kishte shpenzuar më shumë se 373,000 dollarë deri në fund të janarit, sipas te dhenave publike.

Një pjesë e madhe e kredisë së këtij fondi, i cili deri më tani ka mbledhur rreth 400 mijë dollarë, ka ardhur nga donatorë të njohur. Donatorët e Bobit vijne nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi dhe perfaqesojne interesa të ndryshme biznesi dhe politike në shtetin e tij. Nje nga donatoret e Bobit eshte edhe një firmë pronash të patundshme e drejtuar nga familja e Jared Kushnerit (dhëndri cifut i ish-presidentit Donald Trump).

Ne mesin e donatoreve bien ne sy edhe emrat e Ahmed Moinimanesh dhe Hossein Afshari nga Kalifornia.

Ne një analizë te listës së donatorëve qe eshte bere nga portalet e lajmeve Intercept and Responsible Statecraft tregohet se rreth 15 për qind e njerëzve që kanë ndihmuar Menandezin, përfshirë edhe iraniano-amerikanet Moinimaneshin dhe Afsharin, janë të lidhur me grupin terrorist te MEK-ut.

Marrëdhënia midis Robert Menendez dhe grupit të MEK-ut daton që një dekadë më pare. Ne kohen kur emri i këtij grupi u hoq nga lista e organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (grupi terrorist i MEK ishte në listën e FTO të SHBA nga viti 1997 deri në vitin 2012). Pas ketij viti Menendezi vu ne sherbim te ketij grupi terrorist pasi qeveria irakiane sulmoi muxhahedinet ne Irak.

Majin e kaluar, ky senator demokrat u takua me Maryam Rajavi, udhëheqësen e grupit të MEK-ut, ku ne takimin e radhes ai vlerësoi “Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit” (NCRI), organizata politike qe MEK-u perdor per te lobizuar ne Perendim dhe MEK-u perdor per tu perfaqesuar ne Organizaten e Komuniteteve Iraniano-Amerikane, (grupe te formuar nga MEK-u gjithashtu).

Prania e Menendezit në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë te SHBA-se e ka bërë atë një nga politikanet demokratët më me ndikim në politikën e jashtme te SHBA. Ndikimi i Menendezit dhe qëndrimi i tij luftarak kunder Iranit e bëjnë atë një aleat të vlefshëm për MEK-un në Uashington.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kur listuan në vitin 1997, MEK-un ne listen e organizatave terroriste, të Departamentit Amerikan të Shtetit, perfshirjen e grupit e bene për shkak të rolit të tij në vrasjen e 6 amerikanëve në Iran në vitet 1970 dhe përpjekjes për të sulmuar përfaqësinë e Iranit në Shtetet e Bashkuara ne OKB në vitin 1992. Cilesimi i muxhahedineve si terroriste zgjati për një dekadë e gjysmë, por pas një fushate lobimi nga mbështetësit e MEK-ut në Shtetet e Bashkuara, emri i grupit u hoq nga lista e terrorizmit amerikan në 2012.

Ndryshimi në pozicionin e SHBA-së nënkuptonte që politikanët amerikanë, duke përfshirë edhe Menendezin, i qasen grupeve të tilla pa care koken mbi ligjet nderkombetare mbi terrorizmin. Që prej vitit 2012 personalitete dhe zyrtarë të rangut të lartë amerikan kanë marrë pjesë në mbledhjet vjetore të grupit në Paris, kryeqytetin e Francës, dhe ne shume raste jane paguar shuma te majme parashe. Mike Pence psh, ish-zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, mori 430,000 dollarë nga MEK pas përfundimit të administratës Trump.

Menendezi është një nga personat që ka marrë pjesë në tubimet muxhahedine, duke përfshirë edhe nje ne vitin 2014. Qe prej ketij viti Menendezi eshte radikalizuar duke u kthyer ne nje islamofob te eger dhe mbështetes të MEK-ut.

Tani, qe Menendezi eshte u duke u perballur me drejtesine, miqte e tij muxhahedine po i qendrojne prane dhe po e mbeshtesin me para ne betejen e tij ligjore kunder korrupsionit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne