Sentop dënon vizitën e Pompeos në vendbanim e jashtëligjshëm izraelit në Bregun Perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop dënoi vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në një vendbanim të jashtëligjshëm izraelit në Bregun Perëndimor.

Në postimin e bërë nga Sentop në llogarinë e tij në “Twitter”, duke shkruar se “një patë e çalë do të lejë gjurmë të gabuara”, ai e vijoi mesazhin me fjalët: “Sipas ligjit ndërkombëtar, vizita në vendbanime të paligjshme mund të bëhet vetëm nga një administrues “patë e çalë”, jo për paqe, por për grindje. Unë e dënoj këtë”.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne