Shqiperia

Serbët ashtu sikur katolikët ia jepnin motrat turqve, thotë Plasari

I ftuar në emisionin “Opinion”, studiuesi Aurel Plasari ka parashtruar disa fakte interesante lidhur me jetën e Skënderbeut dhe aktivitetin e tij.

Ndër të tjera, Plasari flet edhe për raportet e princit shqiptar me serbët. Ai pohon se Skënderbeu nuk i pati serbët asnjëherë aleatë kundër Turqisë, sepse nënshtrimi i serbëve pas shpartallimit në Kosovë ishte total.

Plasari shkon më tej, kur shprehet se djemtë e Llazarit të Serbisë I kanë dhënë sulltanit motrën e tyre për në haremin e tij.

“I biri I sulltanit të vrarë, dy bijtë e princit Llazar të vrarë i privilegjoi dhe u siguroi një lloj statusi në qeverisje. Madje ata i dhanë motrën sulltanit dhe verë për verë ata ishin miq tek kunati I tyre për të dalë për gjah”, u shpreh Plasari.

OPINIONE