Serbi/ Aksidenti me 8 të vdekur, mes tyre dy shqiptarë

Gjatë ditës së djeshme disa persona humbën jetën në një autostradë në Serbi, ndërsa mes tyre ishin edhe dy shqiptarë të vdekur dhe dy të plagosur.

Mësohet se dy viktimat nga Maqedonia janë Burim Dalipi 37 vjeç dhe Lulzim Rexhepi 36 vjeç, që të dy nga Kërçova. Ndërkohë po nga Maqedonia janë edhe dy fëmijët e lënduar, Ferat Dalipi, 16 vjeç dhe Fatlind Dalipi, 12 vjeç. Fëmijët e lënduar janë shtruar për shërim në spitalin në Jagodinë dhe Çuprija dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan Alsat.

Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë më herët kishte marrë konfirmimin më herët se dy shtetas maqedonas kanë ndërruar jetë në aksidenti zinxhiror në autostradës Nish-Beograd.

“Për momentin kemi një konfirmim telefonik nga policia në Jagodinë se për fat të keq dy qytetarë maqedonas janë vrarë në aksidentin e trafikut. Siç është edhe procedura e zakonshme, ne nuk i komunikojmë emrat e të vdekurve, vetëm se konfirmojmë çfarë ka ndodhur”, njoftojnë nga MPJ.

Sot në mëngjes në spitalin e Nishit ndërroi jetë edhe një person tjetër, i cili mbeti i aksidentuar gjatë ditës së djeshme, duke e çuar në 8 numrin e viktimave. Numri i të plagosurve në aksident ka arritur në 40 persona. Rreth 34 automjete dhe kamionë u përplasën mes tyre për shkak të mjegullës së dendur.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne