Tetë të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

Të paktën tetë persona të vdekur është bilanci nga përmbytjet të cilat kapluan Mallorcan në Spanjë.

Shërbimet për kërkim dhe shpëtim janë duke kërkuar një numër ende të panjohur të personave të cilët llogariten si të zhdukur. Instituti Meteorologjik i Spanjës tha se në Mallorca, në mbrëmje ranë rreth 22 centimetra shi, brenda një periudhe katër orëshe.

Nënkryetarja e bashkisë Sant Lorrenc, një qytet i vogël rreth 60 kilometra nga Palma, kryeqyteti i Mallorcas, konfirmoi se kanë humbur jetën dy britanikë . Siç tha ajo, aktualisht po bëhet operacioni i kërkim-shpëtimit.

Në videot e publikuara nga mbrëmja e kaluar mund të shihen automjete të kaluara nga uji duke lundruar, si dhe shtëpi të përmbytura. Në mëngjes situata ishte pak më e mirë se mbrëmë.

Rreth 300 njerëz janë të përfshirë në terren, ndërsa janë dërguar edhe 80 ushtarë të cilët po ndihmojnë në pastrimin e mbeturinave.

Deri më tani janë evakuuar rreth 200 persona të cilët janë vendosur në salla sportive dhe në një hipodrom.

Rafael Nadal shkroi në rrjetet sociale se sallat sportive, dhe fushat tjera të sportit bashkë me akademinë e tenisit janë të hapura për qytetarët e evakuar.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne