Serbia blen Avionë luftarakë nga Macron, Edi Rama 𝐝𝐡𝐞 Vuçiç në Darkë mes tensioneve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim jozyrtar në Pragë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku ky i fundit ka ndarë edhe disa fotografi që dokumentojnë momentet e këtij takimi.

Ky takim mes Ramës dhe Vuçiçit vjen në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë një çështje e ndjeshme në rajon. Vetëm pak kohë më parë, Rama bëri thirrje nga Praga për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, duke theksuar rëndësinë e shmangies së ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Takimi vjen po ashtu një ditë pasi Serbia bleu 12 Avionë Luftarakë nga Franca si presion ndaj Kosovës, ndërsa Presidenti Macron vizitoi Beogradin.

Edi Rama jo vetëm që po e lufton vetë Albin Kurti por tani ka krijuar grupin e tij pjesë e të cilit janë Macron dhe Vuçiç për ta detyruar kryeministrin e Kosovës të pranojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe të tërhiqet nga iniciativa për hapjen e Urës së Ibrit./GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne