Serbia mban zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale

Sot në Serbi mbahen zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale.

Ndërkohë që vazhdon ndikimi i pandemisë së koronavirusi të ri (COVID-19), në vend 6.584.376 votues kanë filluar të votojnë që nga ora 07:00 me orën lokale në qendrat e votimit.

Në procesin e votimit që përfundon në orën 20:00, krahas anëtarëve të ri të Parlamentit kombëtar prej 250 vendesh do të caktohen edhe anëtarët e Parlamentit prej 120 vende të rajonit autonom Vojvodina si dhe anëtarët e këshillave të komunave dhe bashkive në mbarë vendin.

Në 8.253 vendvotime në të gjithë Serbinë do tregohet kujdes për rregullat e distancimit dhe ato të higjienës.

Në zgjedhjet e përgjithshme garojnë 3.419 kandidatë në gjithsej 21 lista/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne