Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka nisur një nismë për rikthimin e detyrimit për të shërbyer për katër muaj. Në lidhje me këtë, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka thënë se janë duke e vëzhguar nga afër situatën.
“Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme”, ka thënë një zëdhënës i DASH.