Bota

Sergei Lavrov: Nuk kemi parë as edhe një veprim terrorist nga Irani

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit të shtetit të Amerikës se Teherani mbështet terrorizmin dhe praninë e Iranit dhe të Hezbullahut në frontet operative të Sirisë e vlerësoi të ligjshëm dhe pozitiv.

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë në një intervistë me “National Interest” kundërshtoi pretendimet e Donald Trump, presidentit të Amerikës i cili ka thënë se Irani është mbështetësi kryesor i terrorizmit, ndërsa deklaroi: “Nuk ekziston as edhe një veprim që duke u bazuar në të, mund të vërtetojmë mbështetjen e Iranit ndaj terrorizmit”. Lavrov në vazhdim tha: “Nuk mendoi se qeveria e Trump aktualisht do të veprojë në bazë të sloganeve të shtabit të saj elektoral ku Iranin e ka cilësuar si mbështetësi kryesor i terrorizmit. Të paktën gjatë kohës kur Rusia në vitet 1990-ta përballej me sulme terroriste në veri të Kaukazit, ne kemi identifikuar me qindra terroristë nga vendet fqinjë të Iranit, por asnjë rast nuk e kemi vërejtur të ketë qenë nga Irani”. Lavrov në vazhdim gjithashtu theksoi: “Irani kurrë nuk ka sfiduar sovranitetin e Rusisë dhe kurrë nuk ka keqpërdorur lidhjet me grupet islamiste me qëllim të përhapjes së ekstremizmit ose kryerjes së veprimeve destruktive. Irani është një faktor i fuqishëm në zhvillimet e rajonit dhe në Siri është i pranishëm nëpërmjet thirrjes së qeverisë legjitime të Damaskut”./ PT

OPINIONE

INTERVISTA