Servilosja e Ylli Gurrës ndaj politikës na pështiros figurën e klerit musliman

Deklarata e Ylli Gurrës për kanalin e shitur tashmë politikës së Rilindjes Top Chanal, i cili propagandon sikur të ishte televizion publik në kohën e diktaturës, ndërkohë që imamët myftiu i Shkodrës, gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile, të gjithë prononcohen kundër caktimit të datës së zgjedhjeve në ditën e Fitër Bajramit, pikërisht kjo figurë zyrtare e Komunitetit Musliman tregon edhe njëherë servilosjen dhe shitjen e tyre ndaj politikës shqiptare ku interesat e muslimanëve nuk mbrohen prej tyre por po shiten për hic gjë.

Kjo figurë, që ashtu si të tjerët në këtë Komunitet, nuk janë zgjedhur nga muslimanët në përputhje me statutin e këtij komuniteti por janë emëruar nga politika sipas nivelit të servilosjes së tyre dhe jo sipas nivelit intelektual fetar (për nivel besimi nuk flasim fare jo vetëm se nuk na takon, por edhe nuk ka ndonjë tregues nga ana tyre përvec fjalëve boshe), këta injorantë flasim për vlera demokratike kur nuk e njohin fare sistemin demokratik si funksionon, këta njerëz na pështirosin imazhin e klerit fetar musliman, që duken si deputetët e inkriminuar apo si klounë, apo artistë që me artin e mashtrimit të bindin elektoratin të votojnë.

Por ty more Ylli Gurra që të ka rënë fati të vish nga katundi të përfaqësosh Tiranën, që na fyen inteligjencën me performacën tendë fetare të shitur, kush kujton se të dëgjon fjalën, kë kujton se po bind me atë show politik? Po ti vetëm veten denigron dhe degradon si njeri pa dinjitet që ndoshta me një telefonatë të kanë urdhëruar shpejt të prononcohesh publikisht se imamët po na tërheqin elektoratin nga zgjedhjet.

Po muslimanët kanë kohë që as ty e as të tjerët nuk iu dëgjojnë, e kanë humbur besimin nga puna juaj e shëmtuar në atë kolltuk që padrejtësisht mbani në mënyrë të pamerituar.

Kur ke kaq besim tek zgjedhjet demokratike, pse nuk fton muslimanët të bëjnë zgjedhje në Komunitet Musliman, ta zgjedhin vetë imamin e tyre ta zgjedhin vetë myftiun e tyre, ta zgjedhin vetë kryetarin e Komunitetit të tyre, pse ju mbani poste pa ju votuar asnjeri, pse imamët kanë privatizuar kolltukët prej vitesh, pse ti je në krye të një posti që askush nuk të ka votuar, dhe të gjitha këto i ke në statutin e Komunitetit ku ti punon dhe tallesh me pozicionin tënd sa herë ta kërkon Rama apo të tjerët, të gjitha këto quhen zgjedhje demokratike që ti i pari duhet jo vetëm ti dish por edhe ti zbatosh para se të na dalësh në TV e të bësh sikur na përfaqëson ne.

Askush nuk do të të bindet ty se e ke me urdhër fetar që ditën e Bajramit lihet cdo punë dhe festohet. Ti e di shumë mirë si festohet. Ti e di shumë mirë sesa muslimanë atë ditë do të jenë në punë si komisionerë, vëzhgues, anëtarë partie, kandidatë, gazetarë që raportojë etj etj.

Me deklaratën tënde ti na mohove të drejtën të festojmë Bajramin festën tonë fetare, i dhe të drejtë gjithë mediave që të mos urojnë dhe as mos të japin në programacion urime fetare emisione filma programe etj, por atë ditë askush sdo ta ketë mendjen tek Bajrami por tek Rama, dhe kjo falë injorancës tënde apo mungesës tënde të dinjitetit si përfaqësues i një institucioni musliman.

Ty Allahu të dhëntë hakun ashtu si atyre që të kanë paguar dhe urdhëruar për të bërë deklarata të tilla, ne nuk votojmë për Bajram!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne