PD i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës: Ndërtuat një narko-shtet

Partia Demokratike i përgjigjet “flakë për flakë” kryeministrit Rama, i cili nga takimi me fermerët në Korçë e quajti PD kërcënim të madh për vendin.

Në një deklaratë për mediat, PD i kujton Ramës se “Pasi i braktisi për 4 vite fermerët shqiptarë, pasi ndërtoi një narko-shtet dhe vendosi gjithcka në shërbim të miqve dhe klientelës, Edi Rama predikon sot mashtrime të reja”.

Sipas PD, në 4 vite, Edi Rama nuk bëri asnjë investim në infrastrukturë dhe mijëra hektarë u përmbytën rregullisht duke sjellë pasoja katastrofike për prodhimin e fermerëve.

“Në 4 vite, numri i përfitueseve nga skema e subvencionit është ulur mbi 5 herë. Përfituan cdo vit vetëm 14 tregtare, kliente të qeverisë që morën mbi 70% të buxhetit të bujqësisë. Cmimet për imputet bujqësore u rritën deri në 30%. Cmimi i naftës u rrit me 30 përqind. Partia Demokratike ka një projekt të realizueshëm dhe ambicioz që do të transformojë bujqësinë dhe do nxjerrë zonat rurale nga varfëria”- thuhet me tej.

PD numeron se 150 milionë euro do të investohen cdo vit në këtë sektor dhe 100 milionë euro në formën e subvencioneve direkte për cdo familje fermere bazuar vetëm mbi prodhimin e tyre.

Në vijim të planit te saj, PD thekson se 50 milionë euro investime në infrastrukturë si vaditje dhe kullim, rregullim tregjesh dhe siguri ushqimore.

“Prodhimet e fermerëve shqiptarë do të mbrohen përmes tarifave doganore nga importet e oligarkëve të Ramës. Kjo do të ndodhë me 25 qershor, kur fermerët shqiptarë së bashku me qytetarët në mbarë Shqipërinë do ti japin fund me votën e tyre të lirë, republikës së vjetër që i zhvati, mashtroi dhe varfëroi dhe do të votojnë për projektin kombëtar të Republikës së Re, Republikës së qytetarëve”- perfundon deklarata.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne