Bota

SHBA akuzoi Rusinë për shkeljen e rregullave të angazhimit në Siri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) konsideron se Rusia është përgjegjëse për rastin në të cilin një automjet ushtarak rus të martën goditi në një automjet ushtarak amerikan në Siri, me ç’rast u lënduan katër ushtarë amerikan.

Zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman dha një deklaratë me shkrim për incidentin që të martën ndodhi në lindje të Sirisë.

“Forcat ruse të martën shkelën rregullat e angazhimit jo konfliktual në Siri, dhe me një veprim me qëllim dhe provokativ shkaktuan lëndimin e pjesëtarëve ushtarak amerikanë. Rusëve u përcollëm se veprimet e tyre janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, porositi Hoffman.

Duke theksuar se SHBA respektojnë rregullat e angazhimit në Siri dhe përpiqen të shmangin tensionet e padëshiruara, Hoffman tha: “Ne i përshëndesim ushtarët tanë në terren, të cilët po veprojnë profesionalisht dhe me qetësi për të zgjidhur këtë kontakt të padëshiruar”./AA

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA