Vdekja e punonjësit të drejtorisë së Bujqësisë Berat, arrestohet inxhinieri i pyjeve

Një ditë pas vdekjes së një punëtori në Berat gjatë kohës që ishte në detyrë, është arrestuar inxhinieri i pyjeve. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin Karafil Bregu, 31 vjeç.

Kujtojmë se dje punonjësi i Drejtorisë se Bujqësisë në Bashkinë Berat, Shkelqim Metkaj ra nga lartësia teksa ishte duke prerë një pemë dhe për pasojë sot u arrestua inxhinieri.

Aktualisht policia po vijon hetimet për ngjarjen në fjalë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne