ShBA – Anulohen mijëra fluturime për shkak të stuhisë

Në SHBA janë anuluar më shumë se 5.500 fluturime për shkak të stuhisë së fuqishme që ka goditur verilindjen e vendit.

Sipas të dhënave të kompanisë amerikane të aviacionit FlightAware, dje në SHBA janë anuluar 5.536 fluturime ndërsa në 17 mijë fluturime ka patur vonesa.

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-ve njofton se në aeroportet e rajoneve verilindore të vendit kanë patur vonesa në fluturime për shkak të stuhisë.

Në një njoftim nga aeroporti i dytë më i madh i New York-ut, LaGuardia, thuhet se që nga orët e pasdites të ditës së djeshme janë ndërprerë të gjitha fluturimet ndërsa afro 600 fluturime janë anuluar.

Në aeroportin më të madh të qytetit në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy duke filluar nga ora 23:00 sipas orës lokale janë anuluar 462 fluturime.

Njëra nga kompanitë më të mëdha hekurudhore në SHBA Amtrak ka bërë të ditur se janë ndalur udhëtimet me tren mes të qyteteve New York dhe Boston.

Stuhia e cila deri më tani ka shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave dhe ka lënë mbi 1 milion njerëz pa energji elektrike, po ndikon negativisht më shumë ndaj qytetit më të madh në shtetin federal verilindore Massachusetts, në Boston.

Në verilindje të SHBA-ve 22 milionë njerëz janë paralajmëruar për katastrofën nga përmbytjet ndërkaq zyrtarët kanë njoftuar qytetarët të cilët jetojnë pranë brigjeve të detit të jenë të gatshëm në çdo moment për evakuim.

Për shkak të stuhisë së fuqishme në kryqytetin e SHBA-ve, Washington D.C të premten u mbyllën shkollat dhe institucionet federale.

Pritet që stuhia të vazhdojë ndikimin e saj edhe sot në rajonet verilindore të SHBA-ve. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne