SHBA do të informojë KS-OKB-në mbi mekanizmin e sanksioneve kundër Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka dhënë udhëzim për të informuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) se do të përdorë mekanizmin (snapback) që do të mund të rikthejë sanksionet kundër Iranit.

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se qeveria e SHBA-së do të vendosë në zbatim mekanizmin (snapback) i cili njeh mundësinë e rizbatimit të të gjithë sanksioneve të hequra me rezolutën numër 2231 të KS-OKB-së.

Trump njoftoi se kanë ndërmarrë hapa të ashpër kundër Iranit. “Nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kam kërkuar që të informojë KS-OKB-në për rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit që këshilli ka pezulluar më parë. Ky është snapback dhe nuk është një gjë shumë e përhapur”, tha Trump.

Pasi ka rikujtuar tërheqjen e SHBA-së dy vite më parë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Trump bëri vlerësimin se “Kjo marrëveshje ishte një produkt i dështimit të politikës së jashtme të qeverisë Barack Obama-Joe Biden”.

Duke mbrojtur idenë e tij se Irani siguron fonde për shumë organizata terroriste përfshirë edhe Al-Kaidën, Trump bëri të ditur se me tërheqjen nga kjo marrëveshje bërthamore është ndërprerë rrjedhja e miliona dollarëve nga SHBA-ja ndaj Iranit.

Ndërsa duke iu referuar marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Turmp tha që “Tani vijnë vende të tjera për të bërë marrëveshje. Papritur do të shikoni që Lindja e Mesme do të arrijë paqen. Këtë nuk mund ta bënit me marrëveshjen absurde bërthamore të Iranit”.

SHBA-ja nuk do të lejojë vazhdimin e programit bërthamor të Iranit tha Trump duke shtuar se “SHBA ka pasur gjithmonë të drejtë që të rikthejë sanksionet e OKB-së që do të parandalojnë Iranin të prodhojë armë bërthamore”.

Mekanizmi Snapback

SHBA, përpjekjet e të cilës kanë dështuar në rinovimin e embargos së armëve që KS-OKB-ja zbaton kundër Iranit prej 13 vitesh dhe e cila do të përfundojë më 18 tetor, duke treguar si arsyetim pezullimin e angazhimeve të Iranit në kuadrin e marrëveshjes bërthamore, ajo kishte njoftuar se do të vendosë në zbatim mekanizmin ligjor i cili njeh mundësinë e rizbatimit të të gjithë sanksioneve të hequra me rezolutën numër 2231 të këshillit.

Ndërsa Rusia dhe Kina që janë palë të marrëveshjes theksojnë se SHBA-ja është tërhequr në vitin 2018 nga marrëveshja bërthamore të arritur me Iranin dhe se një vend që nuk është palë në marrëveshje nuk mund të vendosë në zbatim mekanizmin ligjor që njeh mundësinë për rivendosjen e sanksioneve.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) pas një votimi të premten refuzoi projektrezolutën e paraqitur nga SHBA-ja për zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit. Ndaj projektrezolutës nga 15 vende anëtare të KS-OKB-së dhanë votën e pranimit vetëm SHBA dhe Republika Dominikane./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne