Policia Rrugore në aksion, arrestohen nëntë shoferë dhe pezullohen 137 patenta

Gjatë 48 orëve të fundit në vendin tonë policia Rrugore ka arrestuar 9 shoferë, ka pezulluar 137 leje drejtimi dhe ka vendosur dhjetëra masa ndërshkuesë për të tjerë drejtues që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Sipas policisë në kuadër të kontrolleve të ushtruara me dragera janë arrestuar 9 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 49 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për shkak të moshës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi 11 adoleshentë (të moshës 17-18 vjeç) dhe janë vendosur 412 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi i plotë:

Vijon Plani-Operacional “ROADPOL GUSHT 2020”, i fokusuar kryesisht në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit kryesisht të parakalimeve të gabuara, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur si dhe për shpejtësinë mbi normat e lejuara.

Gjatë 48 orëve të fundit janë angazhuar 390 punonjës të Policisë Rrugore, katër dronë, 6 radarë dhe 28 patrulla me punonjës policie civilë per monitorimin e qarkullimit në të gjithë vendin për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimit me dronë nga njësia operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe dhe nga patrullat me punonjës civilë, gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar:

1129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe të rrezikshme për t’u përfshirë në ngjarje rrugore.

Në të gjithë vendin gjatë 48 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë duke përdor 6 radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar 137 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara duke ju pezulluar lejet e drejtimit.

19 drejtues mjetesh për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë dhe parakalime të gabuara me fushë pamje të kufizuar.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara me dragera janë arrestuar 9 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 49 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për shkak të moshës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi 11 adoleshentë (të moshës 17-18 vjeç).

Po gjatë ketij operacioni, 48 orët e fundit janë vendosur 412 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

201 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

73 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

1987 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Plani operacional vijon, ndërkohë Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e profesional.

#KujdesiTeRuanTyDheTeTjeret

#PoliciaAleatiYtPerSiguri

#BashkepunoEdheTi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne