Tridhjetë izraelitë hetohen për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare

Rreth 30 izraelitë akuzohen se përdhunuan një vajzë 16-vjeçare në një dhomë hoteli javën e kaluar në qytetin jugor Eilat, sipas rezultateve të hetimit të raportuar nga e përditshmja izraelite Yediot Ahronoth.

E përditshmja theksoi se policia izraelite arrestoi dy prej dhunuesve të dyshuar, pasi vajza e mitur paraqiti një ankesë në polici të mërkurën duke thënë se ajo u dhunua nga banda prej dhjetëra burrash.

Lajmi ka ngjallur zemërim në qeverinë izraelite dhe në mesin e grupeve për të drejtat e grave.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dënoi përdhunimin e raportuar, duke e quajtur atë një “krim kundër njerëzimit”.

Sipas hetimeve fillestare, një prej dhunuesve është 27 vjeçar, jeton në Izraelin verior dhe i dërgoi mesazhe viktimës duke thënë se posedon video të përdhunimit.

Derisa ekzistojnë dhjetëra të dyshuar të mundshëm, policia izraelite ka krijuar një ekip të veçantë hetues. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne