SHBA – Dokumentari “1915-a në dokumentet armene” rrëzon pretendimet armene

Dokumentari “1915-a në dokumentet armene” ka rezultuar përgjigjja më e bukur me dokumente objektive për mashtrimet e diasporës armene.

Në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shfaq dokumentari i titulluar “1915-a në dokumentet armene”, një produksion i rëndësishëm që hedh poshtë pretendimet armene duke u bazuar në shumë burime të huaja, me në krye vetë arkivat armene.

Skenaristi dhe regjisori i dokumentarit, Serkan Koç, që mbajti një konferencë dhe iu përgjigj pyetjeve të spektatorëve të pranishëm në sallë pas shfaqjes, deklaroi se filmi dokumentar është përgatitur me rastin e 100-vjetorit të pretendimeve armene duke përfituar nga arkivat e disa shteteve të ndryshme.

Pasi rikujtoi të pranishmit se shumë vende të botës zotërojnë informacione, dokumente dhe regjistra në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, Serkan Koç vijoi me këto fjalë: “Edhe pse arkivat osmane, turke, amerikane, ruse, britanike dhe franceze për çështjen në fjalë janë plotësisht të hapura për publikun; arkivat e Armenisë, vend ky që ka hedhur këto pretendime, janë të mbyllura për studiuesit.”

Koç theksoi se në një pjesë të informacioneve, dokumenteve dhe regjistrave, të cilat armenët nuk i hapin për studiuesit, kanë gjetur shansin të kenë qasje përmes arkivave ruse.

“Nëse zgjidhja e problemit do të lihej në dorë të historianëve, atëherë kjo çështje do të qartësohej lehtësisht dhe me shumë thjeshtësi; por, mjerisht, pretendimet shfrytëzohen si mjet politik për të fituar koncesione nga Turqia”, u shpreh ai.

Turneu i këtij dokumentari, i cili përpara Çikagos është shfaqur gjithashtu në Dejtonë të Ohajos dhe në Lensing të Miçiganit, do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit prill në shumë qyteteve të SHBA-së dhe Kanadasë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne