SHBA drejt mbylljes së dy bazave të saj kryesore në Incirlik dhe Al-Udeid

Planet për të përshpejtuar transferimin e bazës së madhe të CENTCOM-it nga Katari për në Arabinë Saudite u miratuan nga Presidenti Donald Trump dhe Princi i Kurorës Muhamed bin Salman, gjatë kohës kur u takuan në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është një ngjarje e vecantë për Lindjen e Mesme, që i tejkalon marrëdhëniet SHBA-Saudi, thonë burimet ushtarake nga DEBKAfile.

Burimet zbulojnë gjithashtu se pavarësisht mohimeve të përsëritura, administrata Trump është në proces të një lëvizjeje tjetër shumë të rëndësishme, mbylljen e bazës ajrore në Incirlik të Turqisë jugore.

Dy lëvizjet janë të ndërlidhura. Presidenti turk Erdogan është bërë një mbështetës i zjarrtë i Emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thanit, i cili i ka prishur marëdhëniet me sunduesit sauditë. Turqia kohët e fundit ngriti një bazë të madhe ushtarake në vendin e pasur me naftë. Princi i Kurorës Saudite dhe aleati i tij, sunduesi i Emirateve të Bashkuara Arabe shejh Zayed bin Sultan Al-Nahyan, janë miq të ngushtë dhe aleatë kryesorë të Presidentit Trump në rajonin e Gjirit. Të dy sundimtarët e Gjirit e shohin presidentin turk dhe emirin e Katarit si armiq.

Zhvendosja e dy bazave amerikane vjen si pasojë e reduktimit të madh të luftimeve kundër ISIS-it në Irak dhe Siri. Prandaj në ato vende ka më pak nevojë për operacionet e forcave ajrore amerikane. Paisjet ushtarake dhe aeroplanët amerikanë të Incirlikut tashmë po zhvendosen në bazat e Evropës Lindore, raportojnë burimet tona ushtarake. Pentagoni gjithashtu po e shqyrton Andravidën në Greqinë jugore si një zëvendësues të Incirlikut.

Instalimet amerikane po transportohen nga Al-Udaidi i Katarit për në bazën ajrore të Princ Sulltanit në Arabinë Saudite qendrore pranë Al Kharxhit, e cila shtrihet 77 km në jug të Rijadit. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, kjo bazë ishte qendra kryesore e forcave ajrore amerikane për rajonin e Gjirit të pasur me naftë, e cila kishte nje personel amerikan prej 60,000 vetash. Kur SHBA pushtoi Irakun në vitin 2003, sunduesit sauditë këmbëngulën për evakuimin e trupave amerikane. Tani ata po kthehen përsëri.

Zhvendosja e dy bazave të mëdha ajrore të SHBA-së në Lindjen e Mesme është një kërcënim për dinamikën strategjike të rajonit. Ushtarët amerikanë tani janë në pozicionin e mbrojtjes së mbretërisë saudite. Nuk ka dyshim se kjo përcjell një mesazh të qartë për Iranin se administrata Trump ka mbështetjen e regjimit mbretëror./debka/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne