Sulm ndaj turqve në Francë, digjet një banesë dykatëshe

Në qytetin Flers në veriperëndim të Francës, qëndron mundësia se zjarri në një ndërtesë dykatëshe, që i përkiste turqve dhe që shkaktoi plagosjen e një personi, mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Kryetari i Shoqatës turko-franceze të Flers, Selçuk Bilici bëri të ditur se ndërtesa që katin e parë Çetin Ayda Odabash e përdorte për biznes dhe në katin e dytë jetonte familja Aktash u dogj si pasojë e një sulmi të poshtër dhe një zjarrvëniejeje të qëllimshme.

Bilici theksoi se komuniteti turk në Flers reagoi fuqishëm dhe në darkë Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Nant, Ishak Ebrar Çubukçu dhe Kryetari i Bashkisë së Flers, Yves Goasdoue do të marrin pjesë në konferencën për shtyp që do të mbahet përpara ndërtesës në fjalë.

Sipas lajmit që zuri vend në gazetën lokale Ouest-France zjarri që përfshiu banesën në lagjen Pont Feron të qytetit Flers në orët e para të mëngjesit, u shuajt me ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve në një punë prej 2 orësh.

Në lajm bëhet e ditur se zjarri ishte pasojë e një sulmi dhe u përhap në dy tarracat e biznesit që përdorej si kafene dhe si pasojë edhe shtëpia që gjendej lart pati dëme të mëdha.

Theksohet se në momentin e ngjarjes brenda ndodheshin 12 vetë, ndërkohë që një prej tyre u plagos dhe u dërgua në spital për kurim.

Nga ana tjetër edhe në qytetin Colmar, që gjendet në lindje të Francës, javën e kaluar dy të rinj, që prisnin në një stacion autobusi, u sulmuan nga përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK.

Në trupin e 17 vjeçarit turk, që u sulmua nga grupi me 10 persona që kishin me vete thika dhe shkopa gome, bëhet e ditur se ka shumë fraktura.

Kurse si pasojë e zjarrit e javës së kaluar në marketin e një turku në qytetin Grenoble të Francës, personi që mbeti i plagosur humbi jetën në spital./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne