ShBA hedh hapa për të ndaluar kthimin e refugjatëve palestinezë në shtëpitë e tyre

Pretendohet se udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtator do të hedh disa hapa për të anuluar të drejtën e palestinezëve për tu kthyer në shtëpitë e tyre.

Sipas pretendimeve të bëra nga televizioni izraelit, “Kanal 2”, udhëheqja e ShBA-së e kryesuar nga Presidenti Donald Trump do të pranojë vetëm gjysmë milioni numrin e refugjatëve palestinezë (vetëm ata të dëbuar nga çetat sioniste në vitin 1948) e jo 5 milionë ashtu siç raporton Organizata e OKB-së për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRWA).

Në lajmin që përcjell kanali televiziv në fjalë gjithashtu pretendon se “Administrata e Trumpit do të punojë për të anuluar financimin e UNRWA-së në disa zona dhe për të gjetur një formulë të re ligjore për të penguar që statusi i refugjatit të kaloj nga prindi tek fëmijët”.

Pretendohet se hapat në fjalë do të hidhen duke filluar nga java e ardhshme, ndërsa u tha se disa zyrtarë izraelitë janë të informuar në lidhje me këtë çështje dhe se këto hapa ata i cilësojnë si “historike”.

Në objektiv të këtyre hapave fillimisht do të jetë organizata UNRWA, ndërsa synohet që përgjegjësia për refugjatët palestinezë ti transferohet udhëheqjes palestineze.

Bëhet e ditur se Trumpi përpiqet ta ndryshojë emrin e UNRWA-së ndërsa mbrohet qëndrimi që udhëheqja e ShBA-së do të ndalë plotësisht financimin e kësaj organizate në Bregun Perëndimor.

Organizata e OKB-së për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRWA) është formuar në vitin 1949 për ti ndihmuar refugjatët palestinezë në Jordani, Siri, Liban, Bregun Perëndimor dhe Gazë.

Aktualisht 5,9 milionë njerëz kanë statusin e refugjatëve si brenda ashtu dhe jashtë Palestinës.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së nr. 194 e vitit 1948 parashikon lejimin e kthimit të refugjatëve palestinezë në shtëpitë e tyre, ndërsa atyre, të cilët nuk duan të kthehen, t’u paguhet dëmshpërblimi për pronë.

Kujtojmë se udhëheqja e ShBA-së ditë më parë me urdhër të Presidentit Donald Trump kishte anuluar ndihmat financiare për palestinezët në vlerë 200 milionë dollarë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne