ORTHODHOKSIA DHE OMBRELLA OSMANE

Nga Mukbil Shabani

Perandoria Bizantine shtrihej pothuajse e njejta si Perandoria Osmane prej Gadishullit Ballkanik, Azisë së Vogël, fushave të Mesopotamisë, Asirysë me plot manastire, Tokës së Shenjtë Al-Kuds, Egjiptit me katedrale të shumta, Afrikës Veriore deri në Malet e Atllasit dhe Abasinisë së Mbretit të dikurshme “Nexhashiu”. Njëkohsisht burronin tre lumej që kanë burrimin sipas Librave Qiellore në Parajsë: Tigri, Eufrati dhe Nili.

Pra kemi të bëjme me dy fenomene historike e të dy Perandorive, të cilët njëra mbijetoi 1000 vite, kurse tjetra 700 vite? Megjithëse e para ruajti besimin e tyre, të cilës iu kanoste shpërbërja dhe zhdukja nga harta gjeografike nga kryqezatat perendimore, por i Madhi Zot dërgoi një fuqi tjetër që ta zëvendësojë këtë Perandori dhe ruajti gjuhët, kulturat, ritet dhe besimin e tyre nën ombrellën osmane, të cilët sot i gëzojnë gjuhën, kulturën, ritet dhe besimin krishtere orthodhokse.

Pra kemi të bëjmë me një Dukuri Hyjnore si dhe të një bashkjetese të përbashkët si qytetarë të barabartë per dekret të garantuara, deri sa filloi renesanca e kombeve moderne, të cilët shkateruan bashkjetesën dhe hapën kutin e Pandorës që përmbante, siç thotë mitologjia greke, gjithë njerëzimi që deri tani e ka patur të panjohur të keqen, si probleme, sëmundje dhe vdekje. Ata u arratisën në botë kur Pandora hapi kutinë.

Përveç kësaj, ajo i jep shpresë njeriut në të vërtetë, ajo është më e keqja e të keqes, sepse ajo shtrin agoninë e njerëzve! Një kuti origjinale e Musait a.s, Arka e Besëlidhjes konsiderohet e humbur. Sipas konceptit lslam, Imam Mehdiu do të vijë me këtë kuti. Ku do të jenë mbrenda Shkopi i Musait a.s, Plakat e Dhjetë Urdhërimeve të shkruara vetë nga Allahu i Plotfuqishëm si dhe Taurati Origjinal (Dhjata e vjetër) e shkruajtur nga dora e Musait a.s. Kjo është realiteti dhe dallimi nga mitologjia e vjetër dhe Asaj Hyjnore që janë të lidhura me dukuritë e sodit dhe mesazhëve!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne