Zarif: Turqia është ndër vendet e para me të cilat kemi marrëdhënie të mira

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif tha se Turqia është ndër të parat në mesin e shteteve me të cilat kanë “marrëdhëniet më të mira” në rajon.

Zarif në një deklaratë për televizionin shtetëror foli në lidhje me krizën ekonomike, marrëveshjen bërthamore dhe marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Ai tha se “vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet Turqia gjatë periudhës së fundit burojnë nga atmosfera psikologjike e krijuar nga SHBA-të”, ndërsa shtoi se kursi i këmbimit të dollarit është rritur edhe pse nuk po zbatohet ndonjë sanksion.

Në lidhje me çështjen e bashkëpunimit me shtetet fqinje ministri Zarif tha se “Në krye të shteteve me të cilat kemi marrëdhënie më të mira në rajon është Turqia”.

Ai po ashtu tha se Irani gjithashtu ka marrëdhënie të mira edhe me qeveritë e Azerbajxhanit, Irakut, Pakistanit dhe Afganistanit.

Zarif theksoi se do të bashkëpunojnë me Turqinë dhe Irakun për shuarjen e zjarrit i cili shkaktoi re të pluhurit në rajonin Hour al-Azim, ndërsa shtoi se do të bisedojnë me Teheranin, Ankaranë dhe Bagdadin për zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe ujore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne