SHBA i jep mbështetje të plotë Izraelit “kundër kërcënimeve të Iranit”

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken i ka përcjellë ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant mesazhin se janë pranë tyre kundër Iranit dhe kërcënimeve të tij në rajon. Në një bisedë telefonike me Gallant, Blinken diskutoi për krizën në Gaza dhe çështjet e tjera në rendin e ditës. Blinken i përcolli ministrit Gallant se ofrojnë mbështetje të plotë për Izraelin dhe janë pranë Tel Avivit “kundër Iranit dhe kërcënimeve të organizatave të tij proxy në rajon”.

Dyshja bisedoi mbi krizën që vazhdon në Gaza dhe marrëveshjen për pengjet si dhe çështjen e ndihmave humanitare për të cilën thuhet se në ditët e fundit Izraeli ka lejuar të hyjnë më shumë ndihma në Gaza. “Në Gaza duhet të hyjnë më shumë ndihma”, tha Blinken i cili shtoi se qeverisë së Izraelit i ka bërë thirrje të përshpejtojë hyrjen e ndihmave. Ai tha se nuk duhet të ndodhin më ngjarje të ngjashme si sulmi ndaj World Central Kitchen (WCK). Blinken potencoi se nga Izraeli presin të vendosë në zbatim premtimet për ndihmat humanitare dhe pakësimin e humbjeve civile.

Pas sulmit të kryer nga Izraeli javën e kaluar ndaj konsullatës së Iranit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, tensionet në rajon u rritën edhe pak më shumë me deklaratat reciproke nga Irani dhe Izraeli. Gjithashtu edhe presidenti amerikan Joe Biden në deklaratën e tij dje tha se do të vazhdojnë të japin mbështetje në mënyrë të “palëkundur” ndaj Izraelit përballë kërcënimeve të mundshme të Iranit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne