SHBA-ja dhe Shqipëria firmosin memorandumin ekonomik, pjesë e saj hidrocentrali i Skavicës

Shqipëria dhe SHBA kanë nënshkruar në Tiranë një memorandum për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Teksa ndodhej në një vizitë zyrtare nënsekretari i  SHBA-së për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach dhe kryeministri Edi Rama kanë firmosur memorandumin që sipas Ramës, do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të vendeve të tjera të huaja në Shqipëri.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është investimi i hidrocentralit të Skavicës, ku shteti amerikan do të financojë dhe në ekspertizë, si dhe perkrahja qe shteti shqiptar ka dhene per rrjetin 5G.

“Nxisim bizneset të vazhdojnë në këtë biznes, ku qeveria amerikane hedh hapin e parë, duke u futur dhe angazhuar vetë për të mbështetur me ekspertizën dhe teknologjinë e vet, si dhe me financimin, për ndërtimin e Skavicës. Kam parasysh impaktin e madh që do të ketë ky hap, por edhe hapat e tjerë të kompanive amerikane. Për ne paraja që vjen për t’u investuar në Shqipëri nuk është një para që vlen njësoj si kur vjen nga një vend mik, si kur vjen nga vende që nuk hyjnë ndër miqtë tanë më të preferuar dhe nuk janë aleatë strategjikë të Shqipërisë. Në këtë rast ne jemi posaçërisht të kujdesshëm. Ndërkohë që do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike të mos ketë pengesa dhe të përkthehet në rritje ekonomike, punësim e përfitim reciprok”, u shpreh Rama./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne