ShBA-ja do ti vazhdojë negociatat ushtarake me Turqinë

Bolton ka bërë deklarata të reja në lidhje me vendimin e ShBA-së për tërheqjen nga Siria. Procesin e tërheqjes nga Siria, këshilltari Bolton e kishte diskutuar edhe gjatë kontakteve që pati këtë javë në Turqi.

Në deklaratën e fundit të tij, Bolton tha se bisedimet ushtarake (me Turqinë) do të vazhdojnë javën e ardhshme,

“Ne shpresojmë që negociatat me Turqinë të sjellin rezultate të pranueshme për të dyja palët”,- u shpreh ai.

Bashkë me Turqinë duhet parandaluar përkeqësimi i situatës në Siri, pasi sipas tij, kjo është një çështje me rëndësi kritike.

Brenda kësaj jave, John Bolton erdhi në Ankara dhe u takua me zëdhënësin e Presidencës, z. Ibrahim Kalin, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në Siri.

Bolton ishte larguar nga Turqia pa u takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne