Zbulohet plani i fshehtë i shteteve të Gjirit dhe Izraelit për rehabilitimin e Asadit

nga David Hearst.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë kopsitur një plan të përbashkët me Izraelin për të mirëpritur presidentin sirian Bashar al-Assad që të rikthehet sërish në Ligën Arabe në mënyrë që ndikimi rajonal i Turqisë dhe Iranit të bëhet i parëndësishëm, ka zbulur në mënyrë ekskluzive “Middle East Eye” (MEE).

Iniciativa diplomatike u dakordësua në një takim sekret të mbajtur në një nga kryeqytetet e Gjirit në muajin e kaluar, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të inteligjencës nga të katër vendet, përfshirë Yossi Cohenin, drejtorin e Mossadit, thanë për MEE burime nga Gjiri që kishin dijeni për takimin.

Takimi u krye gjithashtu edhe si përgjigje ndaj një “ftohjeje” të dukshme të marrëdhënieve midis presidentit amerikan Donald Trump dhe Rijadit, si shkak i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll në tetor.

Trump ka qëndruar publikisht në anën e Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, të cilin CIA dhe anëtarët e Kongresit të SHBA-se e mbajnë përgjegjës për vrasjen e Khashoggit.

Por një zyrtar me dijeni mbi takimin tha se zyrtarëve të inteligjencës iu tha: “Trump bëri atë që mund të bënte dhe nuk mundet të bëjë më shumë”.

Zyrtarët në takim gjithashtu ranë dakord se Turqia konsiderohej në rajon si rivali ushtarak i tyre më i madh se Irani dhe diskutuan plane për të kundërshtuar ndikimin e Ankarasë.

Izraelitët thanë në takim se Irani konsiderohej si fuqi ushtarake, por Turqia kishte aftësi shumë më të medha. Në takim, Cohen raportohet të ketë thënë: “Fuqia iraniane është e brishtë. Kërcënimi i vërtetë vjen nga Turqia. ”

Mbi trajtimet e këtyre çështjeve, të pranishmit në takim u pajtuan për katër masa.

Bisedimet me talebanët

E para ishte të ndihmohej Trumpi në përpjekjet e tij për të tërhequr forcat amerikane nga Afganistani, ku rreth 14,000 ushtarë amerikanë gjenden në mbështetje të forcave qeveritare afgane në luftimin e grupeve militante dhe talebanëve.

Javën që pasoi u mbajt në Abu Dhabi një takim bisedimesh midis zyrtarëve amerikanë dhe zyrtarëve talebanë, ku u përfshinë edhe zyrtarë sauditë, emiratas dhe pakistanezë.

Masa e dytë ishte që në Irak të merrej kontrolli i “kartës sunite”, me të cilën nënkuptoheshin përpjekjet për të minimizuar ndikimin e Turqisë në Aleancën e Boshtit Kombëtar, blloku më i madh parlamentar i deputetëve suni të Irakut.

Më pas presioni u vu tek Mohammed al-Halbousi, kryetari i parlamentit irakian, në vizitën e tij të parë zyrtare në Riad në 17 dhjetor.

Gjatë vizitës, Halbousi u takua me Thamer al-Sabhanin, ish-ambasadorin e Arabisë Saudite në Irak. Al-Sabhan i bëri presion Halbousit të zvogëlojë ndikimin e Turqisë në Aleancën e Boshtit Kombëtar ose të largohet nga ajo tërësisht.

Si rezultat, brenda bllokut ka pasur shqetësime pasi Halbousi muajin e kaluar bllokoi propozimin e Saba al-Tait për rolin e ministrit të arsimit gjatë negociatave mbi formimin e kabinetit të ri të vendit.

Megjithatë, një anëtar tjetër i Boshtit Kombëtar, Salah al-Jabouri, u propozua për rolin të martën.

Rruga e kthimit në Ligën Arabe për Assadin

Masa e tretë e diskutuar ishte një iniciativë diplomatike për të rivendosur marrëdhëniet e plota diplomatike midis tre shteteve arabe dhe presidentit sirian Bashar al-Assad.

Në takimin e shefave të inteligjencës u diskutua edhe mesazhi që ata donin t’i përcillnin Assadit, i cili gjatë luftës civile të vendit u mbështet fort tek mbështetja ushtarake iraniane dhe luftëtarët e Hezbollahut të mbështetur nga Teherani.

“Ata nuk prisnin që Bashari të shkëpuste marrëdhëniet me Iranin, por ata donin që Bashari ti përdorte iranianët në vend që të përdoreshin prej tyre”, tha një zyrtar i Gjirit mbi diskutimet.

“Mesazhi ishte: ‘Kthehu në kohë dhe shih se si babai juaj i trajtonte iranianët, të paktën si të barabartë në tryezë, në vend që t’i nënshtrohej interesave iraniane'”.

Një bum vizitash ndoqën takimin. Omar al-Bashir, presidenti i Sudanit, arriti në Damask më 16 dhjetor në vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi arab që nga viti 2011. Ishte një lëvizje që sipas analistit sirian Kamal Alam që shkruan për MEE, nuk mund të kishte ndodhur pa një sinjalizim nga Rijadi.

Ali al-Shamsi, nënkryetari i inteligjencës së Emirateve, vizitoi pas një jave Damaskun dhe më 27 dhjetor Emiratet njoftuan rihapjen e ambasadës së tyre pas tetë vjetësh.

Në të njëjtën ditë, Bahreini, i cili është i lidhur ngushtë me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi se do të rivendoste misionin diplomatik.

Tre ditë më herët, Ali Mamlouk, këshilltari special i sigurisë i Asadit, bëri një vizitë të rrallë publike në Kajro dhe burimet thanë për MEE se së shpejti pritet edhe një njoftim për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Egjipti kërkon që qeveria siriane të deklarojë Turqinë, Katarin dhe Vëllazërinë Myslimane si armiqtë e saj kryesorë, thanë burimet.

Në këtë insiativë për Asadin do të përfshihej hapja e rrugës për në Lidhjen Arabe dhe mbështetje nga shtetet arabe për Damaskun për të kundërshtuar praninë ushtarake të Ankarasë në Sirinë veriore, ku forcat turke janë stacionuar në kundërshtim të plotë prej luftëtarëve kurdë të udhëhequr nga YPG-ja.

Raportohet se Algjeria është interesuar për ta ftuar Asadin që të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të Lidhjes Arabe në Tunizi në mars, shtatë vjet pas pezullimit.

Mbështetje për kurdët kundër Turqisë

Masa e katërt për të cilën u ra dakord në takim ishte të mbështeteshin kurdët e Sirisë kundër përpjekjeve të Turqisë për të dëbuar nga kufiri turk deri në kufirin e Irakut YPG-në dhe përfaqësuesen e saj politike, PYD-në.

Zyrtarët e shërbimeve sekrete gjithashtu ranë dakord të forcojnë marrëdhëniet me Qeverinë Rajonale të Kurdistanit të Irakut (KRG) dhe të parandalojnë çdo pajtim me Ankaranë, pasi rajoni kishte dështuar me referendumin për pavarësi në vitin 2017.

“Sauditët nuk duan të jenë në pararojë të këtij afrimiteti diplomatik me Asadin, megjithatë ata pajtohen me politikën e përpjekjes për të shtyrë Asadin që të dobësojë Turqinë”, tha zyrtari.

Izraeli nuk ka patur kontakte të drejtpërdrejta me Asadin, por ka përdorur si ndërmjetës disa biznesmenë siriane të krishterë dhe alevitë.

I njëjti grup ka luajtur një rol në rivendosjen e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Damaskut. Për t’ia bërë të rëndësishme Asadit vlerën që ka pavarësia ndaj Iranit, Izraeli nisi një seri sulmesh ajrore kundër lëvizjeve të dyshuara të armatimeve të Hezbollahut në të njëjtën ditë, 27 dhjetor, që Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se ambasada do të rihapej në kryeqytetin sirian.

Takimi ishte gjithashtu një përgjigje ndaj krizës në të cilën ishin zhytur marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudie për çështjen Khashoggi.

Emiratasit kërkojnë takime me CIA-n

Mohammed bin Zayed, princi i kurorës i Abu Dhabit, i cili është përshkruar si një figurë me eksperiencë për homologun e tij të ri saudit, ka qenë në ballë të përpjekjeve për të rregulluar marrëdhëniet e ashpërsuara mes Shtëpisë së Bardhë dhe Rijadit.

Për herë të parë Bin Zayed ndërhyri për të rregulluar marrëdhëniet ndërmjet mbretit Salman dhe princit Muhammed bin Salman. Mbreti ishte zemëruar kur kishte marë vesh për rolin e djalit të tij në vrasjen e Khashoggit. U duk qartë që bin Salman nuk ishte i pranishëm në atë takim të nëntorit mes mbretit dhe bin Zayedit.

A handout picture provided by the Saudi Royal Palace on November 22, 2018, shows Saudi Crown Prince Mohammed bin Salman (L) being received by Abu Dhabi’s Crown Prince and Deputy Supreme Commander of the UAE Armed Forces, Sheikh Mohamed bin Zayed Al-Nahyan, upon the former’s arrival in Abu Dhabi. – The Saudi Crown Prince embarked on a regional tour on November 22, starting with the United Arab Emirates, his first official trip abroad since critic Jamal Khashoggi’s murder tipped the country into crisis. He will visit a “number of brotherly” Arab states at the request of his father, King Salman, the royal court said in a statement carried by the official Saudi Press Agency, without naming the countries. (Photo by Bandar AL-JALOUD / Saudi Royal Palace / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE – MANDATORY CREDIT “AFP PHOTO / SAUDI ROYAL PALACE / BANDAR AL-JALOUD” – NO MARKETING – NO ADVERTISING CAMPAIGNS – DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

Më pas, pas takimit të drejtores së CIA-s, Gina Haspel me anëtarët e Kongresit të SHBA-së, në të cilin Mohammed bin Salman u mbajt përgjegjës për vrasjen e Khashoggit, bin Zayed kontaktoi me të vëllain, këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, Tahnoun bin Zayed, për të kërkuar një takim me Haspelin.

Kërkesa u refuzua, thanë për MEE. Kur kjo qasje dështoi, bin Zayed dërgoi djalin e tij Khaledin në Uashington. U ra dakord për një takim me Haspelin, por kjo nuk ndodhi sipas burimeve të MEE-së.

MEE ka kontaktuar me CIA-n dhe Ambasadën e Emiratëve në Uashington për komente.

Një muaj më herët, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Bolton e kishte takuar bin Zayedin, por ai takim nuk arriti të ndreqë situatën pa rrugëdalje.

MEE ka raportuar më parë se si zyrtarët sauditë kishin kërkuar mbështetjen e Trumpit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për një sërë inisiativash për kufizimin e dëmeve, pasi detajet për fajësinë e Mohammed bin Salmanit për vrasjen e Khashogit po bëheshin tituj në mediat e botes.

Këtu përfshihej një shtrëngim duarsh i stilit Kampi David, mes Netanyahut dhe princit të kurorës.

Por MEE e kuptoi se këto përpjekje kishin ngecur për shkak se Shtëpia e Bardhë kishte vënë re se të shpëtuarit e imazhit të goditur të princit të kurorës ishte më shumë problematike sesa ia vlente.

Zyrtarët amerikanë duket se e kanë humbur durimin me trajtimin që Rijadi i ka bere trajtimit të hetimit në vrasjen e Khashoggit. Një zyrtar i lartë anonim tha të premten se hetimet saudite kishin mungesa kredibiliteti dhe përgjegjshmërie.

Komentet erdhën pasi Departamenti i Shtetit njoftoi se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të vizitonte më vonë këtë muaj Riadin, vizita e tij e dytë në kryeqytetin saudit që nga vrasja e Khashoggit.

Pompeo vetë ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka prova të drejtpërdrejta të një lidhjeje midis Muhammed bin Salmanit dhe vrasjes.

Pas vizitës së parë të Pompeos në tetor, MEE raportoi se ai kishte marrë me vete një plan për të mbrojtur princin e kurorës nga pasojat.

Një pagesë saudite prej 100 milion dollarësh amerikanë e bërë në të njëjtën ditë të vizitës ishte “një rastësi” sipas një zyrtari të SHBA-së cituar nga New York Times.

MEE ka kontaktuar me qeverinë izraelite për komente. Ajo gjithashtu kontaktoi me ambasadat saudite dhe egjiptiane në Londër, por asnjë nuk u përgjigj në kohën e publikimit./middleeasteye/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne