Bota

SHBA-ja ka shfrytëzuar YPG-në

Kryetari i Qendrës së Lindjes së Mesme në Institutin për Studime Strategjike të Rusisë, Vladimir Fitin ka vlerësuar deklaratën e Forcave Demokratike të Sirisë (DSG), të udhëhequr nga YPG.

Duke folur për Sputnik, Fitin tha se Shtetet e Bashkuara kanë tradhtuar vërtet YPG-në, si dhe u shpreh kështu:

“Skenari i kurdëve irakianë gjatë referendumit mbi pavarësinë po përsëritet. Amerikanët u tërhoqen para referandumit të pavarësisë së Kurdistanit të Irakut. Ata kanë përdorur kurdët në Siri deri tani si forca kryesore për luftën kundër ISIS, çlirimin e verilindjes së Sirisë dhe mundësinë e kapjes së rajoneve më të mëdha të naftës në vend, veçanërisht Deir ez-Zor, dhe tani ata i hodhën mënjanë. Formacionet kurde janë tani në një situatë të vështirë, sepse ‘krerët’ e tyre të vërtet tani po largohen nga Siria dhe po i lënë ata të vetëm përball operacioneve turke.”

‘TURQIA NUK MUND TË TOLEROJ AUTONOMIN E KURDËVE NË KUFI’

Duke vënë në dukje hapa e reagimit të PYD / YPG, eksperti rus u shpreh kështu: “YPG do të fillojë në mënyrë të pashmangshme negociatat dhe do të merret me qeverinë zyrtare të Sirisë dhe do të përpiqet të gjejë zgjidhje për të përmbushur kërkesat e tyre në një rend të pas luftës. Sigurisht, Turqia në asnjë mënyrë nuk është i interesuar që YPG të gjendet në kufi, kështu që natyrisht se nuk do të tolerojë autonominë e tyre. Siria gjithashtu nuk lejon në tokat e tyre formimin e enklavave me struktura gjysmë shteti. Secila palë do të veprojë për qëllimet e veta. Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad u përqendrua në përhapjen e ndikimit të tij në të gjithë vendin, përfshirë verilindjen e Sirisë dhe marrjen nën kontroll të burimeve të saj të naftës.”

Burimi : Sputnik News/ ML

Etiketa