Toleranca fetare e Iranit islamik ndaj kishave të krishtera

NGA GJERGJI THANASI

 

Në këtë prag Krishtlindjesh ia vlen të shkruhet për tolerancën e Iranit (me kushtetutë një vend, republikë islamike) ndaj kishës së krishterë. Pavarësisht propagandës shurdhuese për persekutimin e të krishterëve dhe kishave të tyre në Iran, realiteti është mjaft i ndryshëm nga llafollogjia e kësaj propaganda, që shpesh herë i ngjan agjit-propit sovjetik në kohën e Zhdanovit. Sipas shembullit të Shën Thomai, që e besoi ringjalljen e Krishtit vetëm, pasi i preku me dorë stigmatat (plagët e gozhdëve të kryqëzimit), unë e konstatova me sytë e mi tolerancën fetare të iranianianëve islamikë ndaj kishave të krishtera, ndaj besimit të krishterë në përgjithësi. Kjo tolerancë mund të quhet shembullore përsa i përket kontekstit të Lindjes së Mesme, duke pasur parasysh edhe proverbin Italian: Paese che vai, usanze che trovi!

Duke pasur parasysh parimin e gazetarisë se një foto flet sa 1000 fjalë, shkrimin tim do ta ilustroj me foto të shumta.

Në foton e parë është Kisha e Shën Ilias në qytetin sirian të Maalouala-s e përdhosur, plackitur dhe shkatërruar nga terroristët. Fotoja nuk ka nevojë për komente të tjera!

Në foton e dytë është një kishë e ritit Kopt në Egjypt (Kajro) pas një atentati të përgjakshëm të kryer nga terroristët e Daesh-it. Theksoj se disa dhjetra policë, ushtarakë dhe personel i Mukhabaratit (policia sekrete egjyptiane) të besimit myslyman janë vrarë në mbrojtje të kishave kopte në Egjipt.

Në foton e tretë është një kishë e ritit Kaldeas në Irak. Terroristët e Daesh-it, pasi kanë masakruar burrat e krishterë, që u kanë rënë në dorë, pasi kanë përdhunuar e shitur në ankand si bagëti gratë e fëmijët e krishterë kanë plackitur, përdhosur e shkatërruar edhe kishën!

Po në Iran?!?!?!?

Në Iran nga sa kostatova e pashë me sytë e mi, vendeve të kultit të krishterë nuk u kanosej kurrfarë rreziku. Po vazhdoj komunikimin me lexuasit duke përdoruru gjuhën e fototve

Në foton e parë janë ambientet e brendshme të kishës së ritit armen të Shën Josifit të Arimatheas (që zbriti trupin e Krishtit nga kryqi, ku e kryqëzuan legjionarët romakë). Kjo kishë është në qytetin e Isfahanit, qyteti i tretë më i madh i Iranit.

 

 

Në foton e dytë po në ambientet e brendshme të kësaj kishe ndeshet prezenca e vetme e shtetit iranian. Është një guidë vendase (e besimit shiit), që u shpjegon turistëve historinë e kësaj kishe-katedrale.

Në foton e tretë janë varret e peshkopëve armenë të shekujve të XIX dhe të XVIII. Për kontrast në Irak, Siri e në Egjipt xhihadistët shkatërruan e përdhosën jo vetëm kishat dhe manastiret e krishtera, por edhe varret e të krishterëve, prelatë të kishës apo të popullit të thjeshtë!

Në foton e katërt është hyrja e katedrales armene në Isfahan, pa ushtarë e pa policë. Sic duket edhe në foto, aty ka thjesht tek tuk ndonjë turist, që hyn apo del nga kisha.

Në foton e pestë studentë iranianë (të besimit shiit) të degës së pikturës po vizatojnë hyrjen e kishës-katedrale armene, krahas tyre qëndron shtatorja e një peshkopi të shquar armen të shek XIX. Një foto e tillë kontraston ndjeshëm me fotot e kishave në vende të tjera të Lindjes së Mesme.

Në foton e gjashtë është dera e një tjetër kishe të krishterë po në Isfahan. Pra kishat në Iran nuk janë përjashtim por janë rregull!

 

Në foton e shtatë duket emërtimi zyrtar i rrugës (Kelisa dmth kisha) i vënë me vendim të Bashkisë së Isfahanit.

Për të ilustruar tolerancën fetare në Iran dua të theksoj edhe nja dy episode të tjera. Në Qoms kryeqytetin fetar të Iranit (faktikisht një “Vatikan” për islamin shiit) vizitova Xhaminë Karanhie, ku myslymanët shiitë besojnë se një ditë do të zbresë nga qielli vetë imam Mehdiu. Imagjinoni një i krishterë, që viziton një xhami në zemër të “Vatikanit” shiit. Në xhami, jo vetëm, që nuk ndesha asnjë shenjë intolerance fetare, por u suprizova nga mirësjellja e mirësia jo vetëm e imamëve, por edhe të softa-ve (nxënës shkolle fetare islamike).

Fotoja e tetë ilustron këtë vizitë timen në xhami. Fare mirë për këtë foto mund të përdoret dicitura : “West meeting East”, apo edhe vargjet e këngës së famshme: “Ebony and ivory living together in perfect harmony!” Në ambjentet e xhamisë konstatova edhe një tjetër shembull të tolerancës fetare. Një shqiptar i ritit sunit u fal në xhaminë Shiite madjeduke ndjekur edhe praktikën e ritit hanefi, si psh. lidhja e duarve përmbi bark etj. E pra asnjë nga shiitët e shumtë në xhami nuk bëri as reagimin më të vogël, kundra faljes së mysafirit hanefi në xhaminë shiite.

Në foton e nëntë ilustrohet qartësisht idea se si turistët evropianë nuk shkaktojnë as reagimin më të vogël armiqësor, ndonëse unë po bëj foto në zemër të kompleksit të xhamive të Qoms-it, ndër më të shenjtat për besimtarët shiitë të Iranit.

Paese che vai…..

Pavarësisht tolerancës fetare reale të njerëzve të thjeshtë përfshirë edhe mullahët e shumtë iranianë, që takova. Pavarësisht mbrojtjes me ligj të kësaj tolerance fetare nga i shumëanatemuari regjim i mullahëve iranianë, kjo tolerancë duhet parë gjithnjë në kuadrin e situatës në Lindjen e Mesme si edhe duke u krahasuar me intolerancë në ekstrem , që ndesh në Arabinë Saudite apo krimet e përbindshme (fotot ilustrative të shkrimit tim flasin vetë) të kryera nga anëtarët e Daesh-it dhe të grupeve të tjera terroriste. Kuptohet një katolik në Romë në zemrën e katolicizmit botëror, ndihet më i lirë në fenë e vet se në Iran. Një protestant në Iran nuk ndjehet nëjlloj si në Berlin apo në Amsterdam, ashtu si edhe një mormon në Utah të SHBA-së ndihet më mirë sesa në Iran!/ Gazeta Impakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne