ShBA-ja vazhdon të furnizojë me armë YPG/PKK-në terroriste në Siri

Turqia ka kritikuar mbështetjen amerikane për YPG/PKK-të terroriste duke thënë se nuk kuptim të përdorësh një grup terrorist për të mposhtur një tjetër.

Në buxhetin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për vitin 2020 bie në sy sasia e madhe e municionit (që përdoren në bërjen e eksplozivëve) që është propozuar si ndihmë ushtarake për organizatën separatiste terroriste YPG/PKK në Siri, pavarësisht se prania e DAESH-it në këtë vend (Siri) ka marrë fund.

Mbështetja e YPG/PKK-së me sasi të mëdha armatimi dhe municioni, të cilat mund të përdoren për përgatitjen e mjeteve shpërthyese të improvizuara, ka zbuluar edhe rrezikun që organizata terroriste mund ti përdorë këto armë e municione në sulmet që bën në provincat siriane Afrin, Azez, Bab dhe Xherabulus.

Më 12 mars Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) kishte njoftuar se në p/buxhetin e mbrojtjes për vitin 2020, një shumë totale prej 550 milionë dollarësh është ndarë për YPG/PKK-në në kuadër të operacioneve në Siri, por pa dhënë detaje se ku do të harxhohet shuma 250 milionë dollarëshe e kësaj ndihme ushtarake.

Kurse në raportin e publikuar për p/buxhetin e vitit fiskal 2020 për YPG/PKK-në figuron një fond me vlerë 300 milionë dollarë.

Në pjesën e raportit për Sirinë, në zërin “Armatim dhe municion” zënë vend ndihmat ushtarake si: 3.000 automatikë AK-47 (kallashnikov), 2.000 eksploziv të llojit C-4, 30.000 kapsolla, fitil ndezës dhe 5 milionë fishekë. Vetëm ky municion kushton rreth 10 milionë e 46 mijë dollarë.

YPG/PKK, e cila vazhdon të furnizohet me armë nga ShBA-ja, sulmon shpesh vendbanimet civile në Tel-Rifat, të cilën e mban të pushtuar, në provincat Afrin, al-Bab, Xherabulus, të pastruara nga terrori këto të fundit nga Turqia në bashkëpunim me Ushtrinë e Lirë Siriane, si dhe në Azez, e cila kontrollohet nga opozitarët.

Në përgjithësi gjatë këtyre sulmeve pjesëtarët e organizatës terroriste përdorin mjetet shpërthyese të improvizuara.

Sipas analistëve armët e reja që do të marrë nga ShBA-ja, YPG/PKK do ti përdorë përsëri në aktet terroriste që do të bëjë në këto rajone./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne