Kërcënohet dhe sulmohet nga islamofobët imami nga Londra i cili para një viti u bë i njohur nëpër titujt e lajmeve

Imami i Londrës i cili u bë i njohur nëpër titujt kryesorë të lajmeve si “imami hero”,  është sulmuar së fundmi nga islamofobët. Ai kishte penguar përhapjen e mëtejshme të dhunës dhe kishte qëndruar në gadishmëri në mbrojtje të një të dyshuari i cili qëndronte pas një sulmi terrorist që synonte goditjen e muslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Muhamed Mahmud, imami i xhamisë së parkut Finsbury, u kërcenua nga një pasagjer në një autobus ku kishte hypur për të shkuar në shtëpi dhe më vonë ishte bështyrë nga një çiklist që i kishte kaluar pranë, njoftoi e përditshmja londineze The Evening Standard.

Duke folur për gazetën, Mahmoud tha “një burrë i bardhë i moshës së mesme e kërcënoi në emër dhe e quajti një njeri të “skllavëruar”, ndërsa me vonë një çiklist që i kaloi pranë e beshtyu.

“I shkova nga pas, por më iku. Më vjen keq që shoh urrejtje dhe islamofobi pas incidentit (sulmit terrorist në Zelandën e Re) dhe pas asaj që kemi kaluar nëpër këtë javë”, tha ai.

Më herët, në 15 mars, vetëm disa orë pas sulmit terrorist në dy xhamitë e Zelandës së Re, në të cilën 50 muslimanë u vranë brutalisht, një musliman u sulmua me levë jashtë një xhamie në Londrën Lindore.

Një ditë pas incidentit, një tjetër musliman një 19-vjeçar u qëllua me thikë në një sulm nga ekstremistët e djathtë në Stanwell, Surrey.

Ndërkohë, Justin Welby, kryepeshkopi i Canterbury, tha gjatë fjalimit të tij në xhaminë e parkut Regent: “I bëj thirrje myslimanëve britanikë që mendojnë se gjenden nën kërcënim se ne jemi me ju”.

Welby tha se sulmi terrorist në Zelandën e Re ishte “monstruoz” dhe se autorët dëshironin “luftë kundër Islamit” dhe shtoi se urrejtja është e papranueshme edhe në krishterim.

Mahmoud u shpall “hero” nga gazetat në vitin 2017 pasi ndaloi vrasjen e sulmuesit. Sulmi rezultoi me vdekjen e një 51-vjeçari pranë xhamisë së parkut Finsbury./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne