SHBA mirëpret dorëheqjen e Barzanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) shprehën kënaqësinë nga vendimi i kreut të administratës rajonale kurde të Irakut (KRG), Mesut Barzani për të mos marrë pjesë në garën për një mandat të ri në postin e presidentit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hedhër Naurt (Heather Nauert) publikoi një komunikatë me shkrim në lidhje me çështjen.

Në komunikatë bëhet e ditur se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë lartë vendimin e kreut të administratës rajonale kurde të Irakut (KRG), Mesut Barzani për të mos marrë pjesë në garën për një mandat të ri dhe transferin e kompetencave të tij tek institucionet tjera nga ana e Parlamentit të KRG-së”.

Zëdhënësja Naurt në mes tjerash në komunikatën e saj shkruan kështu: “ShBA-të presin me padurim vendosjen e një kontakti aktiv me Kryeministrin e KRG-së, Neçirvan Barzani dhe Zëvendëskryeministrin Kubat Talabani. Një KRG e fortë është e pashmangshme për stabilitetin afatgjatë të Irakut të bashkuar dhe federal dhe për mundjen e organizatës terroriste DAESH”.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit gjithashtu u bëri thirrje të gjitha partive politike të KRG-së për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve në rendin e ditës.

Naurt vuri theksin se Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi hodhi hapa të rëndësishme në “luftën kundër DAESH-it” dhe “fillimin e një dialogu të ri me KRG-në”, ndërsa duke bërë thirrje për bashkëpunim mes Bagdadit dhe Erbilit ajo vuri theksin edhe në pritshmëritë për ti dhënë fund të gjitha konflikteve mes palëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne