SHBA, në Hjuston në fuqi ndalesa për dalje në rrugë

Kryebashkiaku i Hjustonit Sylvester Turner, për të mbrojtur pronën e banorëve të evakuuar për shkak të uraganit Harvey, mori vendim që të ndalohet dalja në rrugë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi stuhia tropikale Harvey filloi të largohet nga Hjustoni drejt Luizianës, kryebashkiaku Turner mori vendim për ndalesën e daljes në rrugë.

Turner përmes rrjeteve sociale njoftoi se është marrë vendim për ndalesën e daljes nga shtëpia brenda qytetit nga ora 22 deri në ora 5 të mëngjesit sipas kohës lokale, me qëllim që të mbrohet prona e të evakuuarve.

Shefi i policisë së Hjustonit Art Acevedo kërkoi këtë ndalesë me qëllim të parandalimit të “vjedhjeve me përmasa të vogla” dhe krimeve tjera.

Prokuroria e qarkut Harris njoftoi se gjatë 48 orëve për shkak të tentimit për vjedhje janë arrestuar 14 persona.

Shpërthen diga e ujit në Hjuston si pasojë e stuhisë

Një nga dy rezervuarët më të mëdhenj të ujit në Hjustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka shpërthyer për herë të parë në historinë e tij.

Rezervuari Addicks kaloi mbi lartësinë e tij prej rreth 33 metrash, ka theksuar në Twitter Jeff Linder, një meteorolog në Distriktin e Kontrollit të Përmbytjeve të Qarkut Harris.

Vërshimi ndodhi një ditë pasi zyrtarët vendosën të lejonin lëshime emergjente të ujit në digë dhe rezervuarin Barker për të parandaluar defektet e mundshme, duke mënjanuar rrezikun nga një përmbytje e frikshme në qendër të Hjustonit, por duke rrezikuar mijëra shtëpi në afërsi.

Digat janë të rrethuara nga zona banimi në pjesën perëndimore të qytetit të katërt më të madh në SHBA.

Linder ka thënë se zyrtarët nuk ishin në gjendje të matnin nivelet e ujit në rezervuarin Barker sepse niveli ka tejkaluar brenda natës.

Trump viziton Teksasin e goditur nga stuhia Harvey

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump vizitoi shtetin federal Teksasin i cili u godit nga stuhia Harvey. “Kjo ishte një stuhi epike. Ndodhi në Teksas dhe qytetarët e këtij vendi mund ta tejkalojnë këtë”.

Ai iu drejtua qytetarëve të shumtë të cilët ishin mbledhur për të dëgjuar atë, Trump foli me lavdërime për aktivitetet e shpëtimit në rajonet e prekura nga stuhia.

Duke shprehur se do t’i përshpjetojnë punimet, Trump tha se “Ne do ta sjellim në gjendje më të mirë se në të kaluarën”.

“Kjo stuhi ishte një stuhi epike. Ndodhi në Teksas dhe qytetarët e këtij vendi mund ta tejkalojnë këtë”, tha Trump.

Për vdekje kanë pësuar 30 persona

Zyrtarët lokalë theksojnë se në stuhinë tropikale për vdekje pësuan 30 persona, ndërsa në mesin e tyre gjendet edhe polici Steve Perez, që mbeti i bllokuar në automjetin e përfshirë nga prurjet e ujit.

Roja bregdetare amerikane, garda nacionale, policia dhe zjarrfikësit deri tani kanë shpëtuar mbi 9.000 persona.

Ish-presidenti i SHBA-ve George H.W.Bush dhe bashkëshortja e tij Barbara Bush për shkak të stuhisë të hënën udhëtuan në shtetin federal Main. Bush gjatë shkuarjes deklaroi se zemra dhe lutjet e tij janë me qytetarit e Hjustonit dhe Teksasit

Për shkak të stuhisë tropikale Harvey në 62 njësitë administrative, përfshirë edhe Hjustonit, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne