Turqia shënon 95-vjetorin e Fitores së Madhe

Në Turqi sot festohet 95-vjetori i Ditës së Fitores së Madhe dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke, e cila shënohet me evenimente dhe tubime nëpër qytete të ndryshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qytete të ndryshme të Turqisë festa e 30 Gushtit, Dita e Fitores, shënohet me evenimente të ndryshme dhe parada ushtarake.

Tubimi qendror, në prani të krerëve të shtetit dhe ushtrisë së Turqisë, u mbajt në kompleksin Anitkabir, mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës moderne të Turqisë, në Ankara.

Presidenti Erdoğan është pritur nga kryeministri Binali Yıldırım, shefi i shtabit të përgjithshëm Hulusi Akar dhe pjesëtarë të tjerë qeveritarë.

Pas vendosjes së kurorës dhe intonimit të himnit Erdoğan ka nënshkruar në librin e veçantë të Anıtkabir.

Në mesazhin e tij Erdoğan, ka theksuar: “I nderuar Ataturk, po festojmë edhe një herë me krenari 95-vjetorin e Fitores së Madhe. Këtë fitore që është lajmëtar i arritjes së suksesit të luftës sonë çlirimtare e vërejmë si një hallkë shumë të rëndësishme të zinxhirit të luftës së vështirë e cila shtrihet që nga Malazgirt-i e deri në ditët tona të sotme. Me fuqinë e marrë nga fitorja që kemi arritur më 30 gusht teksa themeluam Republikën tonë kemi përcaktuar objektivin që të arrijmë mbi nivelin e qytetërimit bashkëkohor. Turqia vazhdon udhën e saj në drejtim të objektivave që kemi përcaktuar. Rezistenca heroike e treguar natën e 15 korrikut ka treguar vendosmërinë për të eliminuar të gjitha sulmet mbi pavarësinë ekonomike dhe politike të vendit tonë. Ne do të vazhdojmë t’i dalim në mbrojtje edhe me jetën tonë këtij atdheu të cilin ju, dëshmorët dhe veteranët tanë të dashur ne e keni lënë amanet”.

Ashtu si edhe vitin e kaluar ceremonia ku kanë marrë pjesë drejtuesit më të lartë të vendit është ndjekur edhe nga qytetarët të cilët kanë treguar entuziazëm.

Për shkak të ceremonisë në Anıtkabir dhe përreth janë marrë masat e sigurisë nga ushtarët të cilët kanë kryer kontrollet nëpërmjet pajisjeve elektronike dhe të kartave të identitetit, si dhe kanë tërhequr vëmendje edhe truprojat e presidencës të cilët mbanin armën e quajtur “dronesavar” kundër droneve.

Ndryshe, në këtë ditë, 95 vjet më parë, forcat turke me themeluesin e Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, shënuan fitore të madhe kundër forcave greke në Betejën në Dumlupinar, e cila ishte e fundit në luftën e Turqisë për pavarësi mes viteve 1919 dhe 1922./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne