SHBA – Një rikthim hipotetik i “Google” në Kinë shkakton polemika

Drejtuesi i kompanisë “Google”, Sundar Pichai, është shprehur se pista e një rikthimi të gjigantit të internetit në Kinë ishte për momentin “në shqyrtim e sipër” pas kundërshtimeve nga punonjësit, referuar deklaratave të raportuara të premten nga agjencia “Bloomberg”.

Qindra punonjës të “Google” nënshkruan një letër në formë proteste kundër zhvillimit të një versioni të motorit të tij të kërkimit të përshtatur me kërkesat e censurës në Kinë, sipas “New York Times”.

“Nuk jemi afër lancimit të motorit të kërkimit në Kinë”, u shpreh Pichai në prani të stafit.

“Misioni ynë është të organizojmë informacionin e globit dhe Kina përbën 20% të popullsisë botërore. Mendoj që nëse ne duan të përmbushim misionin tonë, atëherë duhet të shqyrtojmë seriozisht se si mund të bëjmë më shumë në këtë shtet’’, shtoi ai.

Rreth 1.400 nënshkrues të letrës me nota proteste kërkuan më shumë transparencë për të kuptuar përfshirjet “etike” të këtij projekti, në dokumentin e publikuar brenda grupit.

Përballë censurës dhe sulmeve kibernetike, gjiganti kalifornian tërhoqi motorin e tij të kërkimit nga Kina në vitin 2010 dhe që nga ajo periudhë numri i shërbimeve të tij vijon të jetë i bllokuar në ekonominë e dytë të botës.

Por “Google” po teston një motor kërkimi në përputhje me kërkesat e autoriteteve kineze, një pakënaqësi e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe i punonjësve, raportoi në fillim të gushtit revista online, “The Intercept”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne