“SHBA nuk mund të fillojë procesin e rikthimit të sanksioneve ndaj Iranit”

Bashkimi Evropian tha se SHBA-ja nuk mund të fillojë procesin e rivendosjes në zbatim të sanksioneve të OKB-së kundër Iranit pasi ajo është tërhequr nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin në vitin 2015.

Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe njëkohësisht koordinatori i Komisionit të Përbashkët për Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA), Josep Borrell ka rikujtuar se SHBA-ja nën qeverisjen e Donald Trumpit është tërhequr njëanshëm nga marrëveshja që u arrit me Iranin në periudhën e Barack Obamas.

Ai tha se pas tërheqjes nga marrëveshja qeveria amerikane nuk ka marrë pjesë në asnjë prej aktiviteteve të JCPOA-së. “Për këtë arsye, SHBA nuk konsiderohet vend palë në JCPOA dhe nuk mund të fillojë procesin për rivendosjen në zbatim të sanksioneve të OKB-së që kalojnë në rezolutën 2231 të KS-OKB-së”, tha Borrell.

Duke vënë theksin se marrëveshja me Iranin është një nga pikat e rëndësishme të arkitekturës së çarmatimit të botës, Borrell theksoi se do të vazhdojnë të punojnë për mbrojtjen dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe se të gjithë duhet të veprojnë në përputhje me këtë.

Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja

JCPOA u nënshkrua mes Iranit dhe vendeve P5+1, pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (SHBA, Britania e Madhe, Kina, Franca dhe Rusia) bashkë me Gjermaninë dhe BE-në në vitin 2015, me qëllim për të kontrolluar dhe rregulluar aktivitetet bërthamore të Iranit.

Me ardhjen e presidenti Trump në qeveri, Washingtoni u tërhoq nga marrëveshja dhe filloi të rizbatojë sanksionet ndaj Iranit. Ndërkohë Irani i cili kërkoi nga palët e tjera të marrëveshjes që ta ndalonin Washingtonin por që nuk pati sukses për këtë, në korrik 2019 njoftoi pezullimin e disa neneve të marrëveshjes ndërsa më 5 janar pezullimin e të gjitha angazhimeve të burojnë nga marrëveshja.

SHBA kërkonte që të rinovonte embargon e armëve të KS-OKB-së ndaj Iranit e cila zbatohej prej 13 vitesh dhe e cila përfundon më 18 tetor. SHBA, përpjekjet e së cilës dështuan më parë, duke treguar si arsye pezullimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, kërcënoi se do të vendosë në zbatim mekanizmin i cili njeh mundësinë për rivendosjen e të gjitha sanksioneve që u hoqën me rezolutën 2231 të KS-OKB-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne