ShBA – Refugjati sirian ndan vakte falas për punonjësit federalë

Siriani Terou, i cili pasi iku nga lufta civile në Siri u vendos në shtetin Tennessee, nisi një fushatë për punonjësit e qeverisë federale.

Punonjësit e qeverisë federale mund të hanë ushqim pa paguar asgjë në “Felafel House”, një restorant në pronësi të sirianit Terou, vetëm duke treguar kartën e institucionit ku ata punojnë.

Fushata e Terou ngjalli një interesim të madh, jo vetëm tek banorët përreth, por edhe në median amerikane.

Terou e cilëson fushatën e tij si një “lëvizje dashurie”.

Pas shpërthimit të luftës civile në Siri, në vitin 2011 erdha në ShBA dhe në vitin 2014 hapa këtu një restorant, rrëfen refugjati sirian Terou.

“Kur erdhëm në Tennessee, njerëzit shfaqën shumë dashuri ndaj nesh. (Pas mbylljes së qeverisë federale) Edhe ne morëm vendim që t’ua shpërblejmë këtyre njerëzve, të cilët janë me të vërtetë njerëz shumë punëtorë dhe bamirës, dhe filluam këtë fushatë. Ne këtë gjë e bëjmë me dashuri dhe nuk duam që ti bëjmë llogaritë përmes dashurisë”,- sqaron siriani.

Terou deklaroi se fushata e tij nuk ka ndonjë qëllim politik.

“Këta njerëz u treguan dashamirës ndaj nesh në atë kohë (kur erdhëm në ShBA), edhe ne po ua kthejmë tani. Për ne nuk ka rëndësi nëse këta njerëz janë republikanë apo demokratë”,- tha ai.

Terou theksoi se ai ka marrë reagime shumë pozitive nga njerëzit përreth dhe e falënderoi popullin turk për mikpritjen që ka treguar dhe po tregon ndaj refugjatëve sirianë.

“Populli turk ka treguar një bamirësi dhe mikpritje të madhe ndaj këtyre njerëzve, që janë detyruar të strehohen në Turqi për shkak të situatës në Siri. Dua shumë, që histori të ngjashme me timen, ti dëgjoj gjithashtu edhe nga vëllezërit e mi sirianë në Turqi”,-u shpreh Terou.

Revista amerikane “Reader’s Digest” e ka cilësuar restorantin e Terou si “Vendin më të mirë në Amerikë”.

Qeveria federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka 30 ditë që është mbyllur për shkak të mosmarrëveshjes së “murit” midis Trump dhe Demokratëve, që në zgjedhjet e fundit siguruan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne