SHBA – Senatori Lindsey Graham bllokon votimin e projektrezolutës armene

Projektrezoluta për të njohur zyrtarisht pseudogjenocidin armen iu paraqit Senatit për votim në seancë plenare nga senatori demokrat, Bob Menendez.

Megjithatë votimi u bllokua nga republikani Graham, i cili shprehu mendim kundërshtues.

“Unë shpresoj që Turqia dhe Armenia të takohen dhe ta shqyrtojnë këtë problem (ngjarjet e 1915-s). Senatorët nuk duhet ta rishkruajnë historinë dhe as ta paraqesin atë ndryshe nga ç’është”, vlerësoi ai gjatë fjalës së tij në Senat.

Ligjvënësi republikan theksoi gjithashtu se ky vendim i tij motivohet jo nga e kaluara, por nga e ardhmja e marrëdhënieve turko-amerikane.

Interesant është fakti që ky vendim i Grahamit erdhi në rend të ditës vetëm disa orë pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Presidentit Erdogan dhe disa senatorëve republikanë.

Votimet e projektrezolutave në Senatin amerikan mund të bllokohen qoftë edhe me një mendim opozitar të vetëm nga ndonjë senator, pa marrë parasysh se cilës partie i përket.

Në votimin e bërë më 29 tetor, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së pati miratuar një rezolutë që njeh si “gjenocid” ngjarjet armene të vitit 1915./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne