SHBA-të po bëhen gati ti shesin super avionët Greqisë

Turqia ishte një ndër vendet që bashkë me SHBA, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Italinë etj., investuan qindra milion dollar për zhvillimin e projektit të avionëve të gjeneratës së pestë, F-35.

Kjo ndodhi disa vite më parë, kur Turqia ishte e orientuar nga Perëndimi, ndërsa kthimi i prioriteteve nga Rusia po i sjell probleme të theksuara, sidomos me SHBA-të.

Senati amerikan ka vendosur që të mos i shesë avionët F-35 turqve nëse ata këmbëngulin në blerjen e raketave tokë-ajër të Rusisë, S-400. Marrëveshja mes turqve dhe rusëve është mbyllur, ndërsa Putin inaguroi edhe ndërtimin e një centrali atomik për prodhim energjie disa muaj më parë në Turqi.

Ky orientim i beftë i Turqisë nga Rusia ka inatosur keq amerikanët, të cilët tashmë ia kanë ofruar avionët e avancuar rivalëve të tyre të përjetshëm, Greqisë. Kjo e fundit nuk ka qenë pjesë e projektit fillestar, ndërsa me marrjen e avionëve në fjalë do të ketë një krah të fortë në përballjen me turqit në Egje.

“Zougla.gr” raporton se administrata amerikane ia ka ofruar këta avionë Greqisë. Në këtë kuadër, aktualisht në Greqi është duke u zhvilluar një stërvitje ku marrin pjesë forcat ajrore amerikane, greke, italiane, izraelite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ku “ylli” është pikërisht F-35 i marrë në përdorim pikërisht pak muaj më parë nga Italia. /albeu.

Video:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne