Zërat për arrestimin e Asanzh nxisin protesta në Londër (Video)

Demonstrata janë zhvilluar sot para ambasadës së Ekuadorit në Londër nga mbështetësit e themeluesit të WikiLeaks, Julian Asanzh.

Protesta vjen pas lajmit ku thuhej se Asanzh mund të prangoset dhe të dëbohet brenda disa orëve.

Një lajm u publikua dje në mbrëmje në “Twitter” nga faqja WikiLeaks, ku aludohej se qëndrimit 7-vjeçar të Asanzh në ambasadën ekuadoriane po i vjen fundi.

Godina para ambasadës është mbushur me protestues që mbanin në duar pankarta në mbrojtje të Asanzh, duke bërë thirrje kundër arrestimit të tij.

Vetë ambasada ka hedhur poshtë pretendimet për largim të Asanzh, që po qëndron aty që prej vitit 2012. Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, në një deklaratë për media tha se: “Nuk komenton mbi thashethemet, teoritë apo konjukturat që nuk bazohen mbi dokumente”.

Kujtojmë që fitorja e kandidatit të majtë Lenin Moreno si president i Ekuadorit shmangu dëbimin e Asanzh-it nga Londra në vitin 2017.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=2X531FctOxU]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne