SHBA – “The New York Times” i kërkoi falje Netanyahut për karikaturën

Gazeta amerikane “The New York Times” i kërkoi falje Kryeminstrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të karikaturës e cila u publikua në këtë gazetë të enjten, ku Netanyahu portretizohet si “qen që udhëheq Trumpin”.

Bëhet fjalë për një karikaturë, e cila u publikua të enjten në edicionin e shtypur të “The New York Times”. Pas shumë reagimeve për karikaturën, e përditshmja amerikanne i kërkoi ndjesë Netanyahu.

Në njoftimin theksohet se karikatura në fjalë “përmban metaforë antisemitike”.

“Karikatura ishte e shëmtuar dhe dhënia e lejes për botimin e saj ishte vendimi i gabuar”, theksohet në njoftimin e gazetës.

Pasi botimit të karikaturës, “The New York Times” u përball me reagime të shumta në rrjetet sociale dhe me akuza për antisemitizëm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne