Përshtypjet e Moskës: Erdogani dhe myslimanët e botës

nga Ihsan Aktash.

Ne vizituam Moskën për të diskutuar se si të përmirësojmë marrëdhëniet midis anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar Musliman të Punës (MAIB), i cili e ka bazën në Moskë dhe si të kontribuojmë në marrëdhëniet ruso-turke përgjatë shkëmbimeve ndër-kulturore midis Turqisë dhe Rusisë që ndodhin përgjatë gjithë vitit. Meqenëse një nga temat tona më të nxehta ishin marrëdhëniet ruso-turke, do të doja të ndaja disa përshtypje nga vizita jonë në Moskë.

Së pari, Rusia e ka bërë zakon të mësohet duke jetuar nën embargon perëndimore. Ajo i ka kthyer sanksionet ekonomike në një mundësi të madhe për vendin, ka krijuar një ekzistencë të ligjshme jashtë botës perëndimore dhe ka qëndruar e bashkuar kundër embargos.

Së dyti, Rusia strehon shumë njerëz nga raca dhe etni të ndryshme. Është një vend i mbushur me ngjyra kulturore. Tatarët, Bashkirët, Azerët, Çeçenët, Cerkezët dhe gjysma e popullsisë së Kaukazit jetojnë në Rusi. Këta janë myslimanë që vijnë nga vendet ish-sovjetike, si Taxhikistani, Uzbekistani, Kazakistani dhe Turkmenistani.

Duke qenë se shumë prej tyre janë pasardhës të turqve, është normale që këta njerëz të interesohen për Turqinë. Gjatë vizitës sonë, ata vazhdimisht pyesnin për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Ne tashmë e njohim imazhin e Erdoganit midis myslimanëve të Lindjes së Mesme si një udhëheqës politik musliman i cili sfidon padrejtësitë e vazhdueshme të botës. Pas zgjedhës së gjatë dy shekullore të kolonizimit perëndimor, muslimanët e Lindjes së Mesme ndiejnë mospërfillje ndaj arrogancës perëndimore dhe në anë tjetër përshëndesin Erdoganin i cili sfidon vazhdimisht diskursin dominues perëndimor.

Gjatë udhëtimeve të mia në Marok, një vajzë 17-vjeçare gjeti në mënyrë filozofike katër arsye për dashurinë dhe respektin që gëzon Presidenti Erdogan. E para është se ai është një udhëheqës i fortë politik, është një udhëheqës musliman, ka një kauzë pro palestineze në mezin e gjithë udhëheqësve të vendeve muslimane dhe është lideri i vetëm që qëndron i fortë përballë Perëndimit.

Sot, Erdogan është një imazh politik botëror i cili mbështetet nga muslimanë që jetojnë në të gjitha anët e botës. “Çështja e Erdoganit” ka qenë për një kohë të gjatë një çështje në sistemin global. Popullariteti i tij botëror rrjedh jo vetëm nga mbështetja e myslimanëve, por edhe nga frika e liderëve perëndimorë që duken të shqetësuar për përhapjen e qëndrimit të Erdoganit në mesin e liderëve të tjerë muslimanë. Për të mbrojtur imazhin e tyre politik, ata synojnë që të denigrojnë imazhin botëror të Erdoganit.

Lidhur me muslimanët e rinj që takuam në Moskë, ja vlen të thksohet se ata shprehnin dashuri dhe respekt për presidentët e tyre, ndërsa Erdoganin e cilësonin edhe si “baba”.

Diskursi politik që Partia Republikane Popullore (CHP) e opozitës ka miratuar kundër Erdoganit ka qenë gjithmonë dëmtuese dhe gërryese, por jo konstruktive. Në fakt, ne mund të dallojmë lehtësisht ngjashmëri të habitshme midis diskurseve politike të partive politike opozitare, grupit terrorist të Gylenit (FETO) dhe fuqive perëndimore. Synimi i përbashkët i tyre duket se i bën ata të gjithë bashkë.

Drejtuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) duhet që sot ta marrin në konsideratë këtë lojë me dy nivele pasi ata përfaqësojnë një udhëheqës politik, i cili është shpresë për muslimanët anekënd botës. Në vend që të ndjekin interesa të vogla politike, ata duhet të zhvillojnë një ndërgjegje politike globale mbi fatin e muslimanëve në botë.

Në njëfarë kuptimi, lidershipi është një dhuratë nga Allahu. Megjithatë, një lider mund ta kuptojë veten e tij vetëm nëse këshilltarët politikë të tij veprojnë me sinqeritet dhe në mënyrë transparente. Kjo është një përgjegjësi e madhe që bie mbi supet e drejtuesve më të lartë të Partisë AK./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne