ShBA vendos sanksione ndaj ministrit të Jashtëm të Venezuelës

Departamenti amerikan i Thesarit deklaroi se ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Alberto Arreaza dhe gjykatësja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjykatës së Parë Speciale, Carol Bealexis Padilla de Arretureta janë përfshirë në listën e sanksioneve.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja pranë Departamentit të Thesarit (OFAC) thuhet se “Bllokohen të gjitha pasuritë dhe interesat që rrjedhin nga pasuritë që ndodhen nën përgjegjësinë e shtetasve amerikanë ose që u përkasin organizatave të këtyre individëve dhe prej të cilëve posedojnë më shumë se 50 për qind të aksioneve në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë”.

Në komunikatë, ku thuhet se ndalohet bashkëpunimi i shtetasve amerikanë ose i organizatave që i nënshtrohen ligjit të ShBA-së me personat në fjalë, bëhet e ditur se sanksionet e ShBA-së në këtë fazë nuk janë permanente dhe vendosen me qëllim të ndryshimit të qëndrimit të qeverisë së Venezuelës në mënyrë pozitive.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin në vlerësimin e tij tha se “ShBA-ja nuk do të mbetet e heshtur ndaj privimit të popullit të Venezuelës nga pasuritë, njerëzimi dhe demokracisë nga ana e regjimit të paligjshëm të Maduros”.

Mnuchin gjithashtu tha se Departamenti i Thesarit do të vazhdojë të marrë në shënjestër zyrtarët e regjimit të Maduros, ndërsa vijoi duke thënë që “Administrata amerikane ndodhet pranë koalicionit ndërkombëtar për të pyetur për llogari përgjegjësit e kolapsit të popullit të Venezuelës dhe të vendit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne