Shefi i diplomacisë izraelite bisedon per Kosoven dhe Iranin gjatë vizitës në Beograd.

Presidenti Vuçiq priti ministrin e jashtëm te izraelit, Eli Cohen, i cili po zhvillon takime në kryeqytetin Beograd. Eli Cohen eshte ministri i pare i jashtem i izraelit te vizitoje Serbine ne 14 vjet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shpreh Serbia don të forcojnë marrëdhëniet dhe mirëkuptimin reciprok me Izraelin.

Duke theksuar se Serbia është e gatshme të forcojë mirëkuptimin e ndërsjellë, Vuçiq tha: “Ne do të donim të bashkëpunonim në çdo fushë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, inovacionit dhe mbrojtjes kibernetike, ”

Pas 3 vitesh ngrirje  politik, sot po fillojmë një faqe të re në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Serbisë. Serbia është një vend shumë domethënës në Ballkan dhe një mbështetës i Izraelit. Në takimin tim me presidentin Vuçiq, e falënderova për angazhimin e tij ndaj Izraelit tha Cohen.

Cohen gjithashtu kerkoi mbeshtetjen serioze te Serbise kundra Republikes Islamike te Iranit.

Serbia ndaloi dërgimin e ambasadorit në Tel Aviv, pas marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar në fund të administratës së Donald Trump, sipas së cilës Izraeli e njohu Kosovën vetem pas 13 vjetesh. Kosova komsiderohet si nje armik i Serbisë, raporton gazeta hebraike Israel Hayom.

Serbia tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli ne shenje proteste ndaj Izraelit per faktin qe ajo njohu Kosoven.
Kosova hapi një ambasadë në Jerusalem, ashtu siç ishte planifikuar që Serbia të hapte gjithashtu një ambasadë në Jerusalem, gje qe Serbia nuk e bëri kurre dhe kjo krijoi nje ngrirje te mardhenieve midis Izraelit dhe Serbise.
Cohen e falenderoi Vucicin per kthimin e ambasadorit Serb ne Izrael pas 3 vjetesh.

Bashkëpunimi ekonomik midis Serbise dhe Izraelit i kalon 100 milion euro, por kjo është një shifër e vogël në krahasim me potencialet, dhe këtu po shfaqen mundësi të mëdha u shpreh Ivica Dacic/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne