Ministrja Kushi takon zëvendësministren turke të Arsimit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, ka pritur në një takim zëvendësministren turke të Arsimit, Celile Eren Ökten, transmeton Anadolu.

Në lidhje me takimin, ministrja Kushi ka shkruar në rrjetet sociale se ka pritur në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, zëvendësministren e Arsimit të Türkiyes, Celile Eren Ökten, së bashku me kryetarin i Fondacionit Turk Maarif, Birol Akgün dhe ambasadorin e Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay.

Ndërkohë, në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke.

“Diskutuam mbi ecurinë e marrëveshjeve të përbashkëta në fushën e arsimit, si dhe u angazhuam për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve tona”, është shprehur Kushi.

Kushi ka theksuar se i ka falënderuar zyrtarët turq për kontributin e dhënë në Shqipëri, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në projektet e politikat arsimore të Shqipërisë.

Ökten realizoi një vizitë në Shqipëri, ku u takua edhe me përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), universiteti i Fondacionit Turk Maarif./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne